Programi i Transparencës

Hyrje


Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AP Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

  1. Struktura organizative/Organigrama
  2. Struktura e pagave

  3. Funksionet dhe detyrat e A.P
  4. ILDKPKI

  5. 1. Kujdeset, ndjek dhe merr masa për plotësimin nga të gjitha insitutucionet në nivel qarku të detyrimeve që kanë për të garantuar sovranitetin, rendin kushtetues dhe shëndetin publik.
  6. 2. Mbikëqyr, kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor
  7. 3. Kontrollon dhe kërkon marrjen e masave për zbatimin e programit të qeverisë, për ushtrimin e funksioneve dhe plotësimin e detyrave të përcaktuara në akte ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e degës përkatëse
  8. 4. Kërkon hartimin e planeve të zhvillimit dhe të projektbuxhetit vjetor, sipas procedurave të përcaktuara në ligj dhe u parashtron mendimin e tij ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore
  9. 5. Verifikon dhe shprehet mbi ligjshmërinë e akteve me karakter normativ të organeve të vetëqeverisjes vendore.
  10. 6. Organizon drejtimin e taks-forcave, krijimin e organizmave të përkohshëme, të komiteteve, të grupeve të punës dhe të komisioneve për çështje të caktuara.
  11. 7. Kontrollon dhe monitoron zbatimin në nivel qarku, të politikave sektoriale të Këshillit të Ministrave në bujqësi, arsim, shëndetësi, mjedis, rend publik, ndihmë dhe përkrahëje sociale, turizëm dhe kulturë.

  12. CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, kompetencat dhe detyrat e tyre
  13. Prefekti

  14. 1- Prefekti i Qarkut realizon drejtimin e institucionit duke siguruar unitetin e drejtimit politik/administrativ të gjithë veprimtarisë së tij. Është përfaqësues i Këshillit të Ministrave, në Qark dhe përfaqëson instutcionin në marrdhënie me të tretët.
  15. 2- Veprimtaria e Prefektit ushtrohet në përputhje me ligjin për Prefektin dhe gjithë legjislacionin e detyrueshëm për zbatim.
  16. 3- Prefekti është institucion i ngarkuar me ligj për të verifikuar ligjshmërinë e akteve të miratuara nga Organet e Vetëqeverisjes Vendore. Kërkon zbatimin e detyrave dhe marrjen e masave për ruajtjen e rendit, sipas përcaktimeve në aktet ligjore e nënligjore.
  17. 4- Nën drejtimin e Prefektit ngrihet dhe funksionon Komisioni i Planifikimit dhe i Përballimit të Emergjencave Civile, në nivel Qarku.
  18. 5- Në zbatim të përgjegjësive të tij dhe në përputhje me misionin që ka, Prefekti nxjerr urdhëra dhe udhëzime të detyrueshme për zbatim.
  19. 6- Mbikëqyr, kontollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor.
  20. Neni 7

    Nënprefekti

    Në mbështetje të veprimtarisë së prefektit të qarkut dhe në përbërje të administratës caktohen nënprefektët. Nënprefekti për veprimtarinë e vetë për bashkinë/bashkitë përgjigjet drejtpërdrejtë te prefekti i qarkut. Nënprefekti ka këto detyra:

  21. a. Merr masa dhe informon prefektin e qarkut për përmbushjen e detyrave të caktuara, në zbatim të programit të qeverisë nga institucionet vendore në nivel të bashkisë/bashkive, ushtrimin e funksioneve dhe zbatimin e kompetencave në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore për këto instituicione.
  22. b. Përpilon raporte e informacione periodike në lidhje me zbatimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
  23. c. I propozon prefektit të qarkut masa për zhvillimin ekonomiko-shoqëror të bashkisë/bashkive, ku ushtron funksionet.
  24. d. Informon prefektin e qarkut për masat e marra nga Policia e Shtetit në nivel të bashkisë/bashkive për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike.
  25. e. Drejton dhe kontrollon veprimtarinë e punonjësit të gjendjes civile, si funksion i deleguar.
  26. f. Ushtron kontroll ne çdo institucion qendror në nivel të bashkisë/bashkive për marrjen e masave mbrojtëse, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e objekteve mbrojtëse si dhe marrjen e masave parandaluese për emergjencat civile.
  27. g. Informon për planet e zhvillimit të miratuara nga organet e vetëqeverisjes vendore.
  28. h. Verifikon dhe zgjidh kërkesat dhe ankesat e qytetarëve, shoqatave e komuniteteve. Për rastet jashtë kompetencës së tij, i propozon Prefektit të Qarkut mënyrën e zgjidhjes së tyre.
  29. i. Në programet e punës, nënprefekti krahas detyrave të administratës, përfshin dhe detyra specifike, të ngarkuara nga Prefekti i Qarkut. Për realizimin e detyrave të ngarkuara, nënprefekti raporton periodikisht te prefekti i qarkut.
  30. j. Për probleme të veçanta dhe mundësinë e zgjidhjes së tyre, mban kontakte të drejtpërdrejta me koordinatorin e përgjithshëm dhe sektorët në përbërje të administratës së prefektit të qarkut.
  31. k. Nënprefekti drejton dhe merr pjesë në ceremonitë e ndryshme zyrtare shtetërore që zhvillohen në bashkinë/bashkitë që mbulon si përfaqësues i autorizuar i prefektit të qarkut, si dhe për veprimtaritë e organizuara nga organet e vetëqeverisjes vendore, kur është i ftuar prej tyre.
  32. l. Për probleme të veçanta, nënprefekti i propozon prefektit të qarkut për mbledhjen e organit këshillues, duke argumentuar paraprakisht domosdoshmërinë e mbledhjes së këtij organi
  33. m. Kontrollon plotësimin e detyrave në institucionet qendrore në territorin e caktuar, në funksion të realizimit të programit të qeverisë. Kërkon përmirësimin e punës në përmbushjen e detyrave dhe informon prefektin e qarkut për punën e bërë prej tyre.
  34. n. Përgatit takimet mujore të prefektit të qarkut me drejtuesit e institucioneve qendrore në territorin e caktuar.
  35. o. Monitoron veprimtarinë e strukturave e të institucioneve qëndrore në nivel vendor, të cilat i bën prezente në takimet mujore.
  36. p. Zbaton rregullat e etikës të përcaktuara në ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 ‘Për rregullat e etikës në administratën publike”.
  37. Marrëdhëniet e nënprefektit me prefektin e qarkut rregullohen në bazë të dispozitave ligjore dhe rregullores së brendshme të funksionimit të administratës së prefektit të qarkut.

  1. Legjislacion ndërkombëtar
  2. Konventa, marrëveshje
  3. Legjislacion kombëtar
  4. ligji organik
  5. Akte nënligjore
  6. Rregullore
  7. Kodi i sjelljes
  8. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit
  9. Strategji
  10. Raport vjetor
  11. Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e autoritetit dhe që prek publikun

  12. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
  13. Kodi i Procedurës Administrative të Republikës së Shqipërisë
  14. Ligji nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës”, i ndryshuar
  15. Ligji nr. 107/2016, datë 27.10.2016 “Për Prefektin e Qarkut”.
  16. Ligji nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për Nëpunsin Civil”, i ndryshuar.
  17. Ligji Nr 49/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative si dhe Gjykimin e Mosmarveshjeve Administrative”.
  18. Ligji nr.119/2014, datë 18.09.2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
  19. Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës së administratës publike.”
  20. Ligji nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
  21. Ligji nr.9367, datë 07.04.2005 “Për prandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
  22. Ligj nr. 10 296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar.
  23. Ligj nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
  24. Urdhri i Ministrit te Brendshem nr. 175, datë 9.7.2020 “Për miratimin e Strukturës dhe Organikës së Administratës së Prefektit të Qarkut Durrës”.
  25. Urdhëri i Kryeministrit nr. 50, datë 12.04.2017 “Për Miratimin e Detyrave të Administratës së Prefektit të Qarkut”.
  26. Rregullore e Brendshme e Prefektit të Qarkut Durrës

Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

  1. Lista e kontratave të lidhura – Lidhja nr.1
  2. (kopje të secilës, të anonimizuar sipas parashikimeve ligjore)
  3. Regjistri i realizimeve të prokurimit publik viti 2020
  4. Informacion mbi monitorimin e kontratave – nuk ka
  5. Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik i përditësuar viti 2021
  1. Zyra e Arkivit të Gjëndjes Civile ofron lëshimin e Çertifikatave, përfituesit e këtij shërbimi janë të gjithë banorët e qarkut Durrës.
  2. Lista e Shërbimeve të AP dhe tarifat përkatëse.
  3. Legalizimi i certifikatave, pa kosto.
  4. 1. Çertifikatë e Trungut Familjar duke filluar nga viti 1930 deri në vitin 1974. Kosto 50 lekë
  5. 2. Çertifikatë e Aktit Martesor duke filluar nga viti 1930 deri në vitin aktual Kosto 50 lekë
  6. 3. Çertifikatë e Aktit të Lindjes duke filluar nga viti 1930 deri në vitin aktual Kosto 50 lekë
  7. 4. Çertifikatë e Aktit të Vdekjes duke filluar nga viti 1930 deri në vitin aktual Kosto 50 lekë
  8. Formular aplikimi – nuk ka
  9. Leje/Licenca – nuk ka
  10. Autorizime – nuk ka
  1. Format kërkese / Shpjeguese (procedura e kërkimit të akteve p.sh: formularë, vërtetime etj.)
  2. Format ankese / Shpjeguese
  3. Njoftimi dhe konsultimi publik (Linku)
  4. Komente/rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi
  5. Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve
  6. Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes
  7. Nuk perfshihet ne funksionet e AP, Prefekti Qarkut Durrës

  1. Kategoritë/llojet e dokumenteve që administrohen

  2. 1. Shprehjet e ligjshmërisë së vendimeve, urdhrave dhe urdhëresave me karakter normativ të organeve të vetëqeverisjes vendore në nivel Qarku.
  3. 2. Informim periodik të institucioneve qëndrore në nivel vendor.
  4. 3. Kërkesat, ankesat e qytetarëve për problematika që lidhen me vendimeve, urdhrave dhe urdhëresave me karakter normativ të organeve të vetëqeverisjes vendore
  5. 4. Akte të Këshillit të Ministrave, ministrave dhe drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, që i dërgohen prefektit të Qarkut në të cilat caktohen detyra apo përcaktohen marrëdhënie, në fushën e veprimtarisë së institucioneve qendrore në nivel vendor.
  6. 5. Kërkesa bashkëpunimi me institucionet qendrore, institucioneve të administratës shtetërore, me organet e njësive të vetëqeverisjes vendore që veprojnë në qark dhe institucione të tjera shtetërore.

  7. Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)
  8. Dokumentacioni administrohet në kopje fizike dhe format elektronik.

  1. Nëse autoriteti ofron ndihmë shoqërore/subvencione, publikoni procedurën për të përfituar dhe bashkëlidhni dokumentet përkatëse për aplikim
  2. Nuk perfshihet ne funksionet e AP, Prefekti Qarkut Durrës

    Informacione / dokumente që kërkohen shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim

    Informacionet që kërkohen më shumë në Arkiv Protokollin e institucionit të Prefektit të Qarkut janë: 1.Kopje të shprehjeve të ligjshmërisë së vendimeve, urdhrave dhe urdhëresave të Njësive të vetqeverisjes vendore,


  1. Njoftime për median
  2. Të gjitha njoftimet për mediat publikohen në faqen zyrtare të Prefektit të Qarkut me adrese prefektidurres.gov.al si dhe faqjen në rrjetin social facebook me adresën Prefekti Durres Facebook/

  3. Njoftime për procedurat e rekrutimit

  4. Procedurat e njoftimit për rekrutim bëhen nga Sektori i Financës në bashkëpunim me Departamentin e Administatës Publike në adresën zyrtare DAP

  5. Vendimet e Keshillave Bashkiake
  6. Regjistra – Nuk ka
  7. Raporte – Nuk ka
  8. Publikime – Nuk ka
  9. Statistika – Nuk ka
  10. Projekte – Nuk ka
  11. Bashkëpunime – Nuk ka

Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që marrin më shpesh.

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr.119/2014 "Për të Drejtën e Informimit" (në vijim LDI), Autoritetet Publike (në vijim AP) duhet të publikojnë programin e transparencës, të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim Komisioneri). Gjithashtu AP-të bazuar në pikën 2 të nenit 5 të LDI duhet të publikojnë informacionin sipas veprimtarisë së tyre funksionale në kuadër të ligjit organik, si dhe të rishikojnë dhe përditësojnë herë pas here programin e transparencës në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional apo kuadrit ligjor rregullator.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Kriteret që duhen marrë parasysh në publikimin e informacionit nga AP janë si më poshtë:

Nëse ka ndonjë kufizim ligjor (ligje të tjera që ndalojnë publikimin p.sh: të dhënat personale e drejta e autorit etj.)

Nëse ka ndonjë kërkesë ligjore për të mos u publikuar një informacion të caktuar (arsyet e mos publikimit p.sh: baza ligjore)

Formati i publikimit të informacionit lehtësisht të aksesueshëm (në formë linku ku përmes klikimit të ndërlidhen dokumentet)

Kohëzgjatja për të cilën informacioni është i vlefshëm

PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR PREFEKTURËN E QARKUT DURRËS

 Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Prefekturen Qarku Durres. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI). Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje AP) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. AP-ja do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AP-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare w ww.prefektidurres.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e AP- së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që  karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

 TABELA    PËRMBLEDHËSE   E    PROGRAMIT    TË    TRANSPARENCËS         SË PREFEKTURES QARKUT DURRES

Kategoritë e informacionit publik  pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti/Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të Institucionit te Prefektit Neni 7/1/a/d i ligjit 119/2014   Urdhër Nr. 50 datë 12.04.2017 i Kryeministrit “Për miratimin e detyrave të administratës së Prefektit”   Urdhri i Ministrit te Brendshëm nr. 175, datë 9.7.2020 “Për miratimin e Rregullore e Brendshme për funksionimin e administratës së Prefektit…”   Struktura organizative Menjëherë pas botimit në fletore zyrtare,  Menjëherë pas miratimit të aktit nga titullari..   Menuja përkatëse në faqe zyrtare. Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse
Akte ndërkombëtare ligje; akte nën ligjore; dokument politikash; dokument tjetër. Neni 7/1/b               Legjislacioni Sektori Juridik
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës.   Neni 7/1/c/g Model tip kerkese. Formati i Ankeses Adresa postare: Prefektura Qarkut Durrës, Sheshi Liria, Durrës, Albania Adresat elektronike:  prefekti.durres@mb.gov.al   edrejtaperinformim@prefektidurres.gov.al Numri i telefonit: ++355 52 23459. Orari i punës  : E Hënë – E Enjte 08:00 – 16:30 E Premte 08:00 – 14:00 Menjëherë në rast ndryshimesh. Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse (Koordinatori për të drejtën e informimit dhe Specialisti i marrëdhënieve me publikun)
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit.   Neni7/1/ç Adresa postare: Prefektura e Qarkut Durrës, Sheshi “Liria”, Durrës. Koordinatori për të drejtën e informimit Z.Shyqyri Rodo   Adresat elektronike:  prefekti.durres@mb.gov.al   edrejtaperinformim@prefektidurres.gov.al   Numri i telefonit: ++355 52 23459. Orari i punës  : E Hënë – E Enjte 08:00 – 16:30 E Premte 08:00 – 14:00 Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse   Koordinatori për të drejtën e informimit
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve.   Neni 7/1/d   Prefekti emërohet nga Këshilli i Ministrave. Nënprefekti emërohet nga Ministri i Punëve te Brendshme.   CV Prefekt CV Nënprefekt   Pagat e funksionarëve ILDKPI Struktura e pagave Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse.
Mekanizmat monitorues; raporte  auditi; dokumentet me tregues performancë   Neni7/1/ Plani Vjetor i Punës Plani Vjetor i Punës. Raportet e auditimit të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit publikohen në adresën: www.klsh.org.al   Raportet e Auditimit të Ministrisë se Brendshme. Menjëherë pasi janë kryer Sekretari i Përgjithshëm   Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse.
Buxheti Neni 7/1/e Buxheti Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse.
Informacion për procedurat e prokurimit. Neni 7/1/ë Regjistër i parashikimeve të Prokurimit Publik   Regjistër i realizimeve të Prokurimit Publik Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse.   Sektori Juridik
Shërbimet e autoritetit për publikun. Neni 7/1/f VKM Nr. 134 datë 07.03.2003 “Për vërtetimin dhe legalizimin e dokumenteve të lëshuara në RSH për përdorim për jashtë vendit…”   Lëshimi i çertifikatave nga Gjendja Civile   Vazhdimisht   Sektori i Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara.   Arkiva e Gjendjes Civile
Mbajtja e dokumentacionit nga AP Neni 7/1/h Ligji për arkivat Vazhdimisht Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse (specialist i Arkiv Protokollit)
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 të ligjit nr.119/2014.   Neni 7/1/i Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Vazhdimisht   Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse (specialist i Arkiv Protokollit dhe Specialisti i marrëdhënieve me publikun)  
Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh.   Neni 7/1/k VKB dhe VKQ Vazhdimisht Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse (specialist i Arkiv Protokollit dhe Specialisti i marrëdhënieve me publikun)  
Informacione të tjera  të dobishme Neni 7/1/l Takime dhe aktivitete të ndryshme   Pas miratimit nga titullari.       Sektori i Financës dhe i shërbimeve mbështetëse (Specialisti i marrëdhënieve me publikun)