Prefektuara e Qarkut Durrës

 

Përbëhet nga tre Bashki:  Durrës, Shijak dhe Krujë. Bashkitë, ngrihen kryesisht në afërsi të qëndrave të qyteteve. Njësitë Administrative  në Qark janë gjashtëmbëdhjetë,  ato  ngrihen në territoret e fshatrave, fshatrat përbëjnë nënndarje të Njësive Administrative. Prefektura e Qarkut përfaqëson Njësinë Administrative  territoriale të përbërë nga disa Bashki të cilat kanë lidhje gjeografike, tradite, ekonomike e sociale, si dhe interesa të përbashkëta. Viti 2014 shënoi një pikë kthese historike në organizimin administrativo-territorial të Shqipërisë. Më 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë  miratoi ligjin Nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Në mbështetje të veprimtarisë së Prefektit të Qarkut Durrës dhe  në përbërje të administrates së tij përfshihet  Nënprefektura  Krujë. Qarku i Durrësit është qarku i dytë më i madh në Shqipëri, i cili përbën një nga pikat më të rëndësishme  ekonomike e  turistike në vend. Prefektura e Qarkut Durrës është e vendosur në bregdetin qëndror shqiptar, me gjatësi rreth 33 km (21 mil). Territori i saj në veri kufizohet me Qarkun Lezhë, në veri lindje me Qarkun  Dibrër, në jug me Qarkun  Tiranë dhe në perëndim kemi dalje në detin Adriatik.  Pozicioni gjeografik i Prefekturës së Qarkut Durrës, ndodhet ndërmjet 41⁰ e 36’ deri 41⁰ e 15’ gjërësi gjeografike Veriore dhe 19⁰ e 15’ deri 19⁰ e 38’ gjatësi gjeografike Lindore e vendosur në një nga pikat më të ngushta të Detit Adriatik. Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 121.3km. Nga këta 52.4 km janë kufij tokësore, 61.8 km kufij detarë, 7.1 km janë kufij lumorë. Relievi i Durrësit është kryesisht fushor dhe kodrinor. Lartësia më e madhe është Kodra e Durrësit 178 m e lartë. Sistemi i kodrave gjarpëron nga Kepi i Rodonit, në Bishtin e Pallës deri në Kodrën e Durrësit. Në veri-lindje të Kodrës së Durrësit, shtrihet fusha e Spitallës me sipërfaqe 60 km2. Relievi i Krujës paraqet një mozaik formash dhe tipologjish me lartësira që zbresin gradualisht në drejtimin lindje-perëndim. Zona fushore shtrihet në perëndim midis kodrave  të Ishmit – Prezë, Tapizë, Krastë Krujë. Zona kodrinore ka një lartësi 100-300 m lartesi mbi nivelin e detit. Zona malore përbëhet nga dy vargje paralele me drejtim veri-perendim dhe jug-lindje. Vargu Kruje-Dajt dhe vargu Skenderbej. Maja e Skëndërbeut është dhe maja më e lartë e rrethit Kruje.  Lumenjtë kryesorë që përshkojnë Prefekturën e Qarkut Durrës janë lumenjtë Erzen dhe Ishëm. Lumi Erzen buron nga Mali me Gropa, në një lartësi - 1200 m mbi nivelin e detit, 25 km në lindje të Tiranës, pranë Shëngjergjit dhe derdhet në Gjirin e Lalëzit, në veri të Durrësit. Lumi Ishëm  rrjedh përmes Shqipërisë qëndrore 74 km i gjatë, sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 673 km2 dhe lartësia mesatare mbi nivelin e detit 357 m. Ai formohet nga bashkimi i lumit të Tiranës, përrenjve Tërkuza dhe Zeza.

Numri popullësisë  në Prefekturën e Qarkut Durrës për vitin 2016 sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), është 468 467 banorë ose 9.5 përqind të numrit gjithsej të Republikës,

 

Harta e Prefekturës së Qarkut Dur                                                                      

 

Popullësia në Prefekturën e Qarkut Durrës për vitin 2016

 

Bashkia

Njësia Administrative

Popullësia

1

Bashkia Durrës

Bashkia Durrës R1

29189

2

Bashkia Durrës

Bashkia Durrës R2

29589

3

Bashkia Durrës

Bashkia Durrës R3

28263

4

Bashkia Durrës

Bashkia Durrës R4

54852

5

Bashkia Durrës

Bashkia Durrës R5

72666

6

Bashkia Durrës

Bashkia Durrës R6

34015

7

Bashkia Durrës

Njësia Administrative Manëz

11744

8

Bashkia Durrës

Njësia Administrative Sukth

27841

9

Bashkia Durrës

Njësia Administrative Ishëm

8938

10

Bashkia Durrës

Njësia Administrative Katund i Ri

15896

11

Bashkia Durrës

Njësia Administrative Rrashbull

30212

12

Bashkia Krujë

Bashkia Fushë Krujë

26380

13

Bashkia Krujë

Bashkia Kruje

16400

14

Bashkia Krujë

Njësia Administrative Bubq

8525

15

Bashkia Krujë

Njësia Administrative Cudhi

3093

16

Bashkia Krujë

NjësiaAdministrative Kodër Thumanë

16089

17

Bashkia Krujë

Njësia Administrative Nikël

10099

18

Bashkia Shijak

Bashkia Shijak

13218

19

Bashkia Shijak

Njësia Administrative Gjepalaj

5947

20

Bashkia Shijak

Njësia Administrative Maminas

7114

21

Bashkia Shijak

Njësia Administrative Xhafzotaj

18397

BASHKIA DURRËS  

 

http://rda2tirana.org.al/images/njesite-administrative/durres.jpg

 

Harta e re territoriale e Bashkisë Durrës



Qarku


Qëndra             e

Bashkisë

  

Njësitë

Administrative

përbërëse



Qytetet dhe fshatrat në përbërjen e tyre

Durrës

Qyteti Durrës

Qyteti Durrës (6 rajone)

Qyteti Durrës (6 rajone)

Sukth

Qyteti Sukth, Fshatrat; Hamallaj, Kullë, Perlat, Vadardhë, Rushkull,Hidrovori

Ishëm

Fshatrat; Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuraten, Bizë,Draç, Shetaj,

Katundi i ri

Fshatrat; Katundi i ri, Jubë, Qerret, Fllakë, Bisht-Kamëz, Rinia, Erzen,Sukth, Adriatik

Rrashbull

Fshatrat; Rrashbull, Arapaj, Shënavlash, Shkallnur, Manskuri, Romanat,Bozanxhije, Xhafzotaj,

Manëz

Qyteti Manëz, Fshatrat; Armath, Borç, Hamallaj, Kameras, Radë,

Shkallë, Fshat Manëz

Të dhëna të përgjithshme

Bashkia Durrës e ka qëndrën në qytetin e Durrësit.

Durrësi është një nga qytetet më të vjetër të Shqipërisë.

Bashkia Durrës, përbëhet nga gjashtë njësi administrative, të cilat janë: Durrësi, Sukthi, Ishmi, Katundi i Ri, Rrashbulli dhe Manëza. Me sipërfaqe 338.3 Km2. Në territorin e Bashkisë së re gjenden tre qytete, Durrës, Sukth dhe Manëz si dhe 39 fshatra. Bashkia Durrës gjendet në pjesën perëndimore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë  Krujë, Tiranë, dhe Shijak; në veri me Bashkinë Kurbin; në jug me Bashkinë Kavajë; në perëndim me Detin Adriatik. Territori i saj shtrihet nga Kepi i Rodonit në veriperëndim deri tek Përroi i Agait, pas Shkëmbit të Kavajës në jugperëndim. Vija e gjatë bregdetare që i shtohet qytetit të Durrësit e thekson tiparin e kësaj Bashkie si zonë turistike, pasi përveç plazhit të Durrësit asaj i shtohet i gjithë gjiri i Lalëzit si dhe Kepi i Rodonit, Durrësi është qëndra më e rëndësishme portuale dhe turistike e Shqipërisë dhe qyteti i dytë më i rëndësishëm i vendit nga pikëpamja politike, ekonomike, administrative, edukative, shkencore dhe kulturore. Durrësi është gjithashtu një zonë e rëndësishme arkeologjike, pasi nën qytetin aktual gjenden disa shtresa qytetërimesh antike dhe zbulimet arkeologjike janë të shumta, Turizmi veror dhe kulturor është një industri me ndikim të rëndësishëm në ekonominë e Durrësit. Me mbi 750.000 vizitorë në vit, Durrësi është zona më e rëndësishme e vendit në lidhje me turizmin masiv.

 

BASHKIA SHIJAK

 

 

http://rda2tirana.org.al/images/njesite-administrative/shijak.jpg

 

Harta e re territoriale e Bashkisë SHIJAK

 


Qarku


Qëndra               e

Bashkisë

    

      Njësitë

Administrative

   përbërëse


Qytetet dhe fshatrat në përbërjen e tyre

Durrës

Qyteti Shijak    

Shijak

Qyteti Shijak

Maminas

Fshatrat; Maminas, Karreç, Vlashaj, Karpen, Bodinak, Metallë, Bilalas,Rubjek

Xhafzotaj

Fshatrat; Xhafzotaj, Pjezë, Rreth, Sallmone, Koxhas, Borake, Guzaj,Vllazërimi

Gjepalaj

Fshatrat; Gjepalaj, Hardhishtë, Çizmeli, Eminas i Vogël, Likesh, Kënetë,Shtrazë, Shahinaj, Shetël

Të dhëna të përgjithshme

Bashkia Shijak ka qëndrën në qytetin e Shijakut.  Bashkia përbëhet nga qyteti i Shijakut dhe 27 fshatra, të cilët janë pjesë përbërëse e 4 Njësive Administrative: Shijak, Maminas, Xhafzotaj dhe Gjepalaj. Me sipërfaqe 92.19 Km2. Bashkia Shijak ka qëndrën në qytetin e Shijakut. Territori i Bashkisë gjendet në pjesën qëndrore-perëndimore të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë Tiranë; në veri me Bashkinë Durrës; në jug me Bashkitë Durrës dhe Tiranë dhe në perëndim me Bashkinë Durrës. Distanca më e shkurtër me kryeqytetin në rrugë nacionale është 35 km, ndërsa largësia nga Durrësi është 10 km. Bashkia karakterizohet nga një reliev që në pjesën më të madhe e dominojnë fushat, por ka dhe kodra të ulëta. Territori i bashkisë përshkohet nga lumi  Erzen.


BASHKIA KRUJË

Harta e re territoriale e Bashkisë Krujë


http://rda2tirana.org.al/images/njesite-administrative/kruje.jpg


Qarku


Qëndra e

Bashkisë


Njësitë

Administrative

përbërëse



Qytetet dhe fshatrat në përbërjen e tyre

Durrës

Qyteti     Krujë

Krujë

Qyteti Krujë, Fshatrat: Barakanesh, Picërragë, Brret

Fushë- krujë

Qyteti Fushë Krujë, Fshatrat; Fushë Krujë, Arrameras 1, Luz 1, Hasan,Larushk 1, Halil, Zgërdhesh, Zallë, Luze 2, Larushke 2, Arrameras 2

Bubq

Fshatrat; Bubq, Bilaj, Budull, Mazhë – Madhe, Mazhë – Vogël, Mallkuç,Murqinë

Nikël

Fshatrat; Nikël, Tapizë, Qerekë, Rinas, Virjon, Buran, Mukaj, Kurcaj,Zezë

Thumanë

Fshatrat; Kodër-Thumanë, Borizanë, Derven, Gramëz, Thumanë,Bushnesh, Dukagjin i Ri, Sukth-Vendas, Miliska, Derven Kodër,

Cudhi

Fshatrat; Cudhi-Zall, Nojë, Mafsheq, Shqezë, Shkretë, Cudhi – Kant,Kroi Madh, Bruz-Zall, Bruz-Mal, Rranxë

Të dhëna të përgjithshme

Bashkia ka 2 qytete (Kruja dhe Fushë-Kruja) dhe 50 fshatra të shtrira në 6 njësi administrative Krujë, Fushë-Krujë, Bubq, Nikël, Thumanë dhe Cudhi me sipërfaqe 339.02 Km2.  

Bashkia Krujë gjendet në pjesën qëndrore-perëndimore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë Mat, Klos dhe Tiranë; në veri me Bashkitë Mat dhe Kurbin; në jug me Bashkitë Tiranë, Kamëz dhe Vorë; në perëndim me Bashkinë Durrës. Pikërisht vendodhja gjeografike ku shtrihet Bashkia e Krujës, lidh veriun me jugun, lindjen me perëndimin. Kruja është një nga qytetet më me histori nga të gjitha ato shqiptare. Ajo karakterizohet jo vetëm për gjeografinë e veçantë, kalanë mbresëlënëse por dhe shumë tradita të përcjella brez pas brezi.

Paraqitja tabelore e përmbledhur e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në Prefekturën e                      Qarkut Durrës                 



NË PREFEKTURËN E QARKUT DURRËS  USHTROJNË FUNKSIONET DHE VEPRIMTARINË E TYRE

  • KËSHILLI I QARKUT DURRËS

  • DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DURRËS

  • DREJTORIA  RAJONALE E KUFIRIT DHE MIGRACIONIT

  • FORCA DETARE

DEGËT  TERRITORIALE QE VEPROJNË NË QARKUN  DURRËS

DREJTORIA RAJONALE  E  TATIM-TAKSA

INSPEKTORIATI KOMBËTAR I MBROJTJES TERRITORIT

DREJTORIA RAJONALE E UJËSJELLES KANALIZIME DURRËS

DREJTORIA RAJONALE E OPERATORIT TË SHPËRNFARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE

DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR

SPITALI RAJONAL DURRËS

DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT

DREJTORIA RAJONALE E DOGANËS

DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMIT  TË PUNËSIMIT

DREJTORIA  RAJONALE  E REZERVAVE TË SHTETIT

SHTËPIA E PUSHIMIT MINISTRIA E BRENDSHME

DREJTORIA RAJONALE  E SIGURIMIT  DHE  KUJDESIT SHËNDETËSOR

DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMIT QEVERITAR

ZYRA VENDORE  E RREGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME  DURRËS

POSTA DURRËS

REGJISTRI DETAR

DREJTORIA RAJONALE KOMBËTARE  E KULTURËS DURRËS

QËNDRA E ZHVILLIMIT REZIDENCIAL

DREJTORIA RAJONALE E ENTIT KOMBËTAR TË  BANESAVE

QËNDRA E FORMIMIT PROFESIONAL

ALBKONTROLLI

ALBCROM

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E HEKURUDHAVE DURRËS

DREJTORIA  RAJONALE E BUJQËSIS

DREJTORIA  RAJONALE E PYJEVE

DREJTORIA RAJONALE   E  SIGURIMEVE SHOQËRORE

AUTORITETI PORTUAL DURRËS

AGJENSIA RAJONALE E MJEDISIT

AUTORITETI  RAJONAL  I KONTROLLIT USHQIMOR

INSPEKTORIATI RAJONAL  I PUNËS

ALUIZNI

BURGU

DREJTORIA RAJONALE  E SHËNDETIT PUBLIK

DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR

DREJTORIA RAJONALE E UJITJES DHE KULLIMIT