Prefektuara e Qarkut Durrës
Përbëhet nga tre Bashki: Durrës, Shijak dhe Krujë. Bashkitë, ngrihen kryesisht në afërsi të qëndrave të qyteteve. Njësitë Administrative në Qark janë gjashtëmbëdhjetë, ato ngrihen në territoret e fshatrave, fshatrat përbëjnë nënndarje të Njësive Administrative. Prefektura e Qarkut përfaqëson Njësinë Administrative territoriale të përbërë nga disa Bashki të cilat kanë lidhje gjeografike, tradite, ekonomike e sociale, si dhe interesa të përbashkëta. Viti 2014 shënoi një pikë kthese historike në organizimin administrativo-territorial të Shqipërisë. Më 31 korrik 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin Nr.115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të vetëqeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”. Në mbështetje të veprimtarisë së Prefektit të Qarkut Durrës dhe në përbërje të administrates së tij përfshihet Nënprefektura Krujë. Qarku i Durrësit është qarku i dytë më i madh në Shqipëri, i cili përbën një nga pikat më të rëndësishme ekonomike e turistike në vend. Prefektura e Qarkut Durrës është e vendosur në bregdetin qëndror shqiptar, me gjatësi rreth 33 km (21 mil). Territori i saj në veri kufizohet me Qarkun Lezhë, në veri lindje me Qarkun Dibrër, në jug me Qarkun Tiranë dhe në perëndim kemi dalje në detin Adriatik. Pozicioni gjeografik i Prefekturës së Qarkut Durrës, ndodhet ndërmjet 41⁰ e 36’ deri 41⁰ e 15’ gjërësi gjeografike Veriore dhe 19⁰ e 15’ deri 19⁰ e 38’ gjatësi gjeografike Lindore e vendosur në një nga pikat më të ngushta të Detit Adriatik. Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 121.3km. Nga këta 52.4 km janë kufij tokësore, 61.8 km kufij detarë, 7.1 km janë kufij lumorë. Relievi i Durrësit është kryesisht fushor dhe kodrinor. Lartësia më e madhe është Kodra e Durrësit 178 m e lartë. Sistemi i kodrave gjarpëron nga Kepi i Rodonit, në Bishtin e Pallës deri në Kodrën e Durrësit. Në veri-lindje të Kodrës së Durrësit, shtrihet fusha e Spitallës me sipërfaqe 60 km2. Relievi i Krujës paraqet një mozaik formash dhe tipologjish me lartësira që zbresin gradualisht në drejtimin lindje-perëndim. Zona fushore shtrihet në perëndim midis kodrave të Ishmit – Prezë, Tapizë, Krastë Krujë. Zona kodrinore ka një lartësi 100-300 m lartesi mbi nivelin e detit. Zona malore përbëhet nga dy vargje paralele me drejtim veri-perendim dhe jug-lindje. Vargu Kruje-Dajt dhe vargu Skenderbej. Maja e Skëndërbeut është dhe maja më e lartë e rrethit Kruje. Lumenjtë kryesorë që përshkojnë Prefekturën e Qarkut Durrës janë lumenjtë Erzen dhe Ishëm. Lumi Erzen buron nga Mali me Gropa, në një lartësi - 1200 m mbi nivelin e detit, 25 km në lindje të Tiranës, pranë Shëngjergjit dhe derdhet në Gjirin e Lalëzit, në veri të Durrësit. Lumi Ishëm rrjedh përmes Shqipërisë qëndrore 74 km i gjatë, sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është 673 km2 dhe lartësia mesatare mbi nivelin e detit 357 m. Ai formohet nga bashkimi i lumit të Tiranës, përrenjve Tërkuza dhe Zeza.
Numri popullësisë në Prefekturën e Qarkut Durrës për vitin 2016 sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), është 468 467 banorë ose 9.5 përqind të numrit gjithsej të Republikës,
Harta e Prefekturës së Qarkut Dur
Popullësia në Prefekturën e Qarkut Durrës për vitin 2016
Bashkia
Njësia Administrative
Popullësia
1
Bashkia Durrës
Bashkia Durrës R1
29189
2
Bashkia Durrës
Bashkia Durrës R2
29589
3
Bashkia Durrës
Bashkia Durrës R3
28263
4
Bashkia Durrës
Bashkia Durrës R4
54852
5
Bashkia Durrës
Bashkia Durrës R5
72666
6
Bashkia Durrës
Bashkia Durrës R6
34015
7
Bashkia Durrës
Njësia Administrative Manëz
11744
8
Bashkia Durrës
Njësia Administrative Sukth
27841
9
Bashkia Durrës
Njësia Administrative Ishëm
8938
10
Bashkia Durrës
Njësia Administrative Katund i Ri
15896
11
Bashkia Durrës
Njësia Administrative Rrashbull
30212
12
Bashkia Krujë
Bashkia Fushë Krujë
26380
13
Bashkia Krujë
Bashkia Kruje
16400
14
Bashkia Krujë
Njësia Administrative Bubq
8525
15
Bashkia Krujë
Njësia Administrative Cudhi
3093
16
Bashkia Krujë
NjësiaAdministrative Kodër Thumanë
16089
17
Bashkia Krujë
Njësia Administrative Nikël
10099
18
Bashkia Shijak
Bashkia Shijak
13218
19
Bashkia Shijak
Njësia Administrative Gjepalaj
5947
20
Bashkia Shijak
Njësia Administrative Maminas
7114
21
Bashkia Shijak
Njësia Administrative Xhafzotaj
18397
BASHKIA DURRËS
Harta e re territoriale e Bashkisë Durrës
Qarku
Qëndra e
Bashkisë
Njësitë
Administrative
përbërëse
Qytetet dhe fshatrat në përbërjen e tyre
Durrës
Qyteti Durrës
Qyteti Durrës (6 rajone)
Qyteti Durrës (6 rajone)
Sukth
Qyteti Sukth, Fshatrat; Hamallaj, Kullë, Perlat, Vadardhë, Rushkull,Hidrovori
Ishëm
Fshatrat; Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuraten, Bizë,Draç, Shetaj,
Katundi i ri
Fshatrat; Katundi i ri, Jubë, Qerret, Fllakë, Bisht-Kamëz, Rinia, Erzen,Sukth, Adriatik
Rrashbull
Fshatrat; Rrashbull, Arapaj, Shënavlash, Shkallnur, Manskuri, Romanat,Bozanxhije, Xhafzotaj,
Manëz
Qyteti Manëz, Fshatrat; Armath, Borç, Hamallaj, Kameras, Radë,
Shkallë, Fshat Manëz
Të dhëna të përgjithshme
Bashkia Durrës e ka qëndrën në qytetin e Durrësit.
Durrësi është një nga qytetet më të vjetër të Shqipërisë.
Bashkia Durrës, përbëhet nga gjashtë njësi administrative, të cilat janë: Durrësi, Sukthi, Ishmi, Katundi i Ri, Rrashbulli dhe Manëza. Me sipërfaqe 338.3 Km2. Në territorin e Bashkisë së re gjenden tre qytete, Durrës, Sukth dhe Manëz si dhe 39 fshatra. Bashkia Durrës gjendet në pjesën perëndimore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë Krujë, Tiranë, dhe Shijak; në veri me Bashkinë Kurbin; në jug me Bashkinë Kavajë; në perëndim me Detin Adriatik. Territori i saj shtrihet nga Kepi i Rodonit në veriperëndim deri tek Përroi i Agait, pas Shkëmbit të Kavajës në jugperëndim. Vija e gjatë bregdetare që i shtohet qytetit të Durrësit e thekson tiparin e kësaj Bashkie si zonë turistike, pasi përveç plazhit të Durrësit asaj i shtohet i gjithë gjiri i Lalëzit si dhe Kepi i Rodonit, Durrësi është qëndra më e rëndësishme portuale dhe turistike e Shqipërisë dhe qyteti i dytë më i rëndësishëm i vendit nga pikëpamja politike, ekonomike, administrative, edukative, shkencore dhe kulturore. Durrësi është gjithashtu një zonë e rëndësishme arkeologjike, pasi nën qytetin aktual gjenden disa shtresa qytetërimesh antike dhe zbulimet arkeologjike janë të shumta, Turizmi veror dhe kulturor është një industri me ndikim të rëndësishëm në ekonominë e Durrësit. Me mbi 750.000 vizitorë në vit, Durrësi është zona më e rëndësishme e vendit në lidhje me turizmin masiv.
BASHKIA SHIJAK
Harta e re territoriale e Bashkisë SHIJAK
Qarku
Qëndra e
Bashkisë
Njësitë
Administrative
përbërëse
Qytetet dhe fshatrat në përbërjen e tyre
Durrës
Qyteti Shijak
Shijak
Qyteti Shijak
Maminas
Fshatrat; Maminas, Karreç, Vlashaj, Karpen, Bodinak, Metallë, Bilalas,Rubjek
Xhafzotaj
Fshatrat; Xhafzotaj, Pjezë, Rreth, Sallmone, Koxhas, Borake, Guzaj,Vllazërimi
Gjepalaj
Fshatrat; Gjepalaj, Hardhishtë, Çizmeli, Eminas i Vogël, Likesh, Kënetë,Shtrazë, Shahinaj, Shetël
Të dhëna të përgjithshme
Bashkia Shijak ka qëndrën në qytetin e Shijakut. Bashkia përbëhet nga qyteti i Shijakut dhe 27 fshatra, të cilët janë pjesë përbërëse e 4 Njësive Administrative: Shijak, Maminas, Xhafzotaj dhe Gjepalaj. Me sipërfaqe 92.19 Km2. Bashkia Shijak ka qëndrën në qytetin e Shijakut. Territori i Bashkisë gjendet në pjesën qëndrore-perëndimore të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë Tiranë; në veri me Bashkinë Durrës; në jug me Bashkitë Durrës dhe Tiranë dhe në perëndim me Bashkinë Durrës. Distanca më e shkurtër me kryeqytetin në rrugë nacionale është 35 km, ndërsa largësia nga Durrësi është 10 km. Bashkia karakterizohet nga një reliev që në pjesën më të madhe e dominojnë fushat, por ka dhe kodra të ulëta. Territori i bashkisë përshkohet nga lumi Erzen.
BASHKIA KRUJË
Harta e re territoriale e Bashkisë Krujë
Qarku
Qëndra e
Bashkisë
Njësitë
Administrative
përbërëse
Qytetet dhe fshatrat në përbërjen e tyre
Durrës
Qyteti Krujë
Krujë
Qyteti Krujë, Fshatrat: Barakanesh, Picërragë, Brret
Fushë- krujë
Qyteti Fushë Krujë, Fshatrat; Fushë Krujë, Arrameras 1, Luz 1, Hasan,Larushk 1, Halil, Zgërdhesh, Zallë, Luze 2, Larushke 2, Arrameras 2
Bubq
Fshatrat; Bubq, Bilaj, Budull, Mazhë – Madhe, Mazhë – Vogël, Mallkuç,Murqinë
Nikël
Fshatrat; Nikël, Tapizë, Qerekë, Rinas, Virjon, Buran, Mukaj, Kurcaj,Zezë
Thumanë
Fshatrat; Kodër-Thumanë, Borizanë, Derven, Gramëz, Thumanë,Bushnesh, Dukagjin i Ri, Sukth-Vendas, Miliska, Derven Kodër,
Cudhi
Fshatrat; Cudhi-Zall, Nojë, Mafsheq, Shqezë, Shkretë, Cudhi – Kant,Kroi Madh, Bruz-Zall, Bruz-Mal, Rranxë
Të dhëna të përgjithshme
Bashkia ka 2 qytete (Kruja dhe Fushë-Kruja) dhe 50 fshatra të shtrira në 6 njësi administrative Krujë, Fushë-Krujë, Bubq, Nikël, Thumanë dhe Cudhi me sipërfaqe 339.02 Km2.
Bashkia Krujë gjendet në pjesën qëndrore-perëndimore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkitë Mat, Klos dhe Tiranë; në veri me Bashkitë Mat dhe Kurbin; në jug me Bashkitë Tiranë, Kamëz dhe Vorë; në perëndim me Bashkinë Durrës. Pikërisht vendodhja gjeografike ku shtrihet Bashkia e Krujës, lidh veriun me jugun, lindjen me perëndimin. Kruja është një nga qytetet më me histori nga të gjitha ato shqiptare. Ajo karakterizohet jo vetëm për gjeografinë e veçantë, kalanë mbresëlënëse por dhe shumë tradita të përcjella brez pas brezi.
Paraqitja tabelore e përmbledhur e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në Prefekturën e Qarkut Durrës
NË PREFEKTURËN E QARKUT DURRËS USHTROJNË FUNKSIONET DHE VEPRIMTARINË E TYRE
KËSHILLI I QARKUT DURRËS
DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DURRËS
DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT DHE MIGRACIONIT
FORCA DETARE
DEGËT TERRITORIALE QE VEPROJNË NË QARKUN DURRËS
DREJTORIA RAJONALE E TATIM-TAKSA
INSPEKTORIATI KOMBËTAR I MBROJTJES TERRITORIT
DREJTORIA RAJONALE E UJËSJELLES KANALIZIME DURRËS
DREJTORIA RAJONALE E OPERATORIT TË SHPËRNFARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE
DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR
SPITALI RAJONAL DURRËS
DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT
DREJTORIA RAJONALE E DOGANËS
DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMIT TË PUNËSIMIT
DREJTORIA RAJONALE E REZERVAVE TË SHTETIT
SHTËPIA E PUSHIMIT MINISTRIA E BRENDSHME
DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMIT DHE KUJDESIT SHËNDETËSOR
DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMIT QEVERITAR
ZYRA VENDORE E RREGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME DURRËS
POSTA DURRËS
REGJISTRI DETAR
DREJTORIA RAJONALE KOMBËTARE E KULTURËS DURRËS
QËNDRA E ZHVILLIMIT REZIDENCIAL
DREJTORIA RAJONALE E ENTIT KOMBËTAR TË BANESAVE
QËNDRA E FORMIMIT PROFESIONAL
ALBKONTROLLI
ALBCROM
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E HEKURUDHAVE DURRËS
DREJTORIA RAJONALE E BUJQËSIS
DREJTORIA RAJONALE E PYJEVE
DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE
AUTORITETI PORTUAL DURRËS
AGJENSIA RAJONALE E MJEDISIT
AUTORITETI RAJONAL I KONTROLLIT USHQIMOR
INSPEKTORIATI RAJONAL I PUNËS
ALUIZNI
BURGU
DREJTORIA RAJONALE E SHËNDETIT PUBLIK
DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR
DREJTORIA RAJONALE E UJITJES DHE KULLIMIT
| Bashkia | Njësia Administrative | Popullësia |
1 | Bashkia Durrës | Bashkia Durrës R1 | 29189 |
2 | Bashkia Durrës | Bashkia Durrës R2 | 29589 |
3 | Bashkia Durrës | Bashkia Durrës R3 | 28263 |
4 | Bashkia Durrës | Bashkia Durrës R4 | 54852 |
5 | Bashkia Durrës | Bashkia Durrës R5 | 72666 |
6 | Bashkia Durrës | Bashkia Durrës R6 | 34015 |
7 | Bashkia Durrës | Njësia Administrative Manëz | 11744 |
8 | Bashkia Durrës | Njësia Administrative Sukth | 27841 |
9 | Bashkia Durrës | Njësia Administrative Ishëm | 8938 |
10 | Bashkia Durrës | Njësia Administrative Katund i Ri | 15896 |
11 | Bashkia Durrës | Njësia Administrative Rrashbull | 30212 |
12 | Bashkia Krujë | Bashkia Fushë Krujë | 26380 |
13 | Bashkia Krujë | Bashkia Kruje | 16400 |
14 | Bashkia Krujë | Njësia Administrative Bubq | 8525 |
15 | Bashkia Krujë | Njësia Administrative Cudhi | 3093 |
16 | Bashkia Krujë | NjësiaAdministrative Kodër Thumanë | 16089 |
17 | Bashkia Krujë | Njësia Administrative Nikël | 10099 |
18 | Bashkia Shijak | Bashkia Shijak | 13218 |
19 | Bashkia Shijak | Njësia Administrative Gjepalaj | 5947 |
20 | Bashkia Shijak | Njësia Administrative Maminas | 7114 |
21 | Bashkia Shijak | Njësia Administrative Xhafzotaj | 18397 |
Qarku | Qëndra e Bashkisë |
Njësitë Administrative përbërëse | Qytetet dhe fshatrat në përbërjen e tyre |
Durrës | Qyteti Durrës | Qyteti Durrës (6 rajone) | Qyteti Durrës (6 rajone) |
Sukth | Qyteti Sukth, Fshatrat; Hamallaj, Kullë, Perlat, Vadardhë, Rushkull,Hidrovori | ||
Ishëm | Fshatrat; Likmetaj, Kërtushaj, Kapidanaj, Gjuricaj, Lalëz, Kuraten, Bizë,Draç, Shetaj, | ||
Katundi i ri | Fshatrat; Katundi i ri, Jubë, Qerret, Fllakë, Bisht-Kamëz, Rinia, Erzen,Sukth, Adriatik | ||
Rrashbull | Fshatrat; Rrashbull, Arapaj, Shënavlash, Shkallnur, Manskuri, Romanat,Bozanxhije, Xhafzotaj, | ||
Manëz | Qyteti Manëz, Fshatrat; Armath, Borç, Hamallaj, Kameras, Radë, Shkallë, Fshat Manëz |
Qarku | Qëndra e Bashkisë |
Njësitë Administrative përbërëse | Qytetet dhe fshatrat në përbërjen e tyre |
Durrës | Qyteti Shijak | Shijak | Qyteti Shijak |
Maminas | Fshatrat; Maminas, Karreç, Vlashaj, Karpen, Bodinak, Metallë, Bilalas,Rubjek | ||
Xhafzotaj | Fshatrat; Xhafzotaj, Pjezë, Rreth, Sallmone, Koxhas, Borake, Guzaj,Vllazërimi | ||
Gjepalaj | Fshatrat; Gjepalaj, Hardhishtë, Çizmeli, Eminas i Vogël, Likesh, Kënetë,Shtrazë, Shahinaj, Shetël |
Qarku | Qëndra e Bashkisë | Njësitë Administrative përbërëse | Qytetet dhe fshatrat në përbërjen e tyre |
Durrës | Qyteti Krujë | Krujë | Qyteti Krujë, Fshatrat: Barakanesh, Picërragë, Brret |
Fushë- krujë | Qyteti Fushë Krujë, Fshatrat; Fushë Krujë, Arrameras 1, Luz 1, Hasan,Larushk 1, Halil, Zgërdhesh, Zallë, Luze 2, Larushke 2, Arrameras 2 | ||
Bubq | Fshatrat; Bubq, Bilaj, Budull, Mazhë – Madhe, Mazhë – Vogël, Mallkuç,Murqinë | ||
Nikël | Fshatrat; Nikël, Tapizë, Qerekë, Rinas, Virjon, Buran, Mukaj, Kurcaj,Zezë | ||
Thumanë | Fshatrat; Kodër-Thumanë, Borizanë, Derven, Gramëz, Thumanë,Bushnesh, Dukagjin i Ri, Sukth-Vendas, Miliska, Derven Kodër, | ||
Cudhi | Fshatrat; Cudhi-Zall, Nojë, Mafsheq, Shqezë, Shkretë, Cudhi – Kant,Kroi Madh, Bruz-Zall, Bruz-Mal, Rranxë |
KËSHILLI I QARKUT DURRËS
DREJTORIA E POLICISË SË QARKUT DURRËS
DREJTORIA RAJONALE E KUFIRIT DHE MIGRACIONIT
FORCA DETARE
DEGËT TERRITORIALE QE VEPROJNË NË QARKUN DURRËS |
DREJTORIA RAJONALE E TATIM-TAKSA |
INSPEKTORIATI KOMBËTAR I MBROJTJES TERRITORIT |
DREJTORIA RAJONALE E UJËSJELLES KANALIZIME DURRËS |
DREJTORIA RAJONALE E OPERATORIT TË SHPËRNFARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE |
DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR |
SPITALI RAJONAL DURRËS |
DREJTORIA RAJONALE E ARSIMIT |
DREJTORIA RAJONALE E DOGANËS |
DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMIT TË PUNËSIMIT |
DREJTORIA RAJONALE E REZERVAVE TË SHTETIT |
SHTËPIA E PUSHIMIT MINISTRIA E BRENDSHME |
DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMIT DHE KUJDESIT SHËNDETËSOR |
DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMIT QEVERITAR |
ZYRA VENDORE E RREGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME DURRËS |
POSTA DURRËS |
REGJISTRI DETAR |
DREJTORIA RAJONALE KOMBËTARE E KULTURËS DURRËS |
QËNDRA E ZHVILLIMIT REZIDENCIAL |
DREJTORIA RAJONALE E ENTIT KOMBËTAR TË BANESAVE |
QËNDRA E FORMIMIT PROFESIONAL |
ALBKONTROLLI |
ALBCROM |
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E HEKURUDHAVE DURRËS |
DREJTORIA RAJONALE E BUJQËSIS |
DREJTORIA RAJONALE E PYJEVE |
DREJTORIA RAJONALE E SIGURIMEVE SHOQËRORE |
AUTORITETI PORTUAL DURRËS |
AGJENSIA RAJONALE E MJEDISIT |
AUTORITETI RAJONAL I KONTROLLIT USHQIMOR |
INSPEKTORIATI RAJONAL I PUNËS |
ALUIZNI |
BURGU |
DREJTORIA RAJONALE E SHËNDETIT PUBLIK |
DREJTORIA RAJONALE E SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR |
DREJTORIA RAJONALE E UJITJES DHE KULLIMIT |