Sot, më datë 13.03.2025 në drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani u zhvillua takimi i Task-Forcës Vendore Anti-Kanabis, në kuadër të intensifikimit të masave dhe zbatimit të detyrimeve të përcaktuara në Strategjinë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021-2025, Plan – Veprimit Vendor për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Në këtë takim ishin të pranishëm: Zv/Kryetari i Bashkisë Durrës Z.Renis Mullaj, Drejtor i Kufirit dhe Migracionit Z.Ermal Lila, Shefi i Krimeve në Volum në DVP Durrës Z.Arian Doda, Shef i Rendit në Komisariatin e Policisë Durrës Z.Ervin Kibja, Prokuror të Rrethit Gjyqësor Durrës, përfaqesues nga Drejtoria e Doganës Durrës,përfaqësues nga Policia Bashkiake si dhe të gjithë anëtarët e Task-Forcës Vendore të cilët kanë përgjegjësi në monitorimin dhe kontrollin e territorit të Qarkut Durrës.
Takimi u drejtua nga Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani dhe kishte si qëllim intensifikimin e masave, bashkërendimin e veprimtarisë së Institucioneve Shtetërore ligjzbatuese, Degëve Territoriale dhe Njësive të Vetqeverisjes Vendore në kuadër të luftës kundër kultivimit e trafikimit të bimëve Canabis – Sativa.
Prefekti në këtë takim insistoi në përmbushjen e disa prioriteteve kryesore të cilat janë:- Kontrolli Periodik i territorit dhe identifikimi në fazat e hershme të kultivimit të bimëve – Ndërgjegjësimi dhe krijimin e mundësive praktike për sigurimin e informacionit – Forcimi i bashkëpunimit me Anëtaret e Task-Forcës- Bashkëpunimi i ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut dhe organet ligjzbatuese.
Task-Forca Vendore Anti Kanabis e thirrur në takimin e sotëm, analizoi punën dhe rezultatet e kësaj strukture, si dhe diskutoi rreth metodave të punës në vijim për t’ju përgjigjur mënyrave të reja të sofistikuara të kultivimit të lëndëve narkotike. Nga diskutimet e anëtarëve të kësaj task-force u evidentua nevoja e zgjerimit të frontit në përballjen me këtë veprimtari të paligjshme duke përfshirë përveç strukturave shtetërore edhe organizatat e shoqërisë civile, median dhe qytetarët në rolin e sensibilizuesit apo denoncuesit.