Mbledhje e Këshillit të Basenit Ujor Ishëm

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm, zhvilloj sot datë 12.03.2025 mbledhjen e Këshillit të Basenit Ujor Ishëm, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen-Mat.

Gjatë takimit, të pranishmit sipas rendit të ditës shqyrtuan konform ligjit nr.29/2024 “Për Burimet Ujore”, dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr 550, datë 15.07.2020, dy projekt vendime nga të cilat:

1.Miratimin e kërkesës për rinovim të “Lejes për përdorim burimi ujor nëntokësor” për qëllime të ndryshme sanitare.

2.Miratimin e kërkesës “Për revokimin e lejes për përdorim të burimit ujor”.

Dy projekt-vendimet e paraqitura gjetën dakordësinë dhe u miratuan me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e pranishëm.

Në vijim, nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore u prezantua Projektplani i Menaxhimit të Riskut nga Përmbytjet për Basenin Lumor Ishëm,i cili kishte si qëllim menaxhimin në mënyrë të harmonizuar të riskut nga përmbytjet dhe reduktimin e pasojave të mundshme negative në zonat e shpallura me rezik, në teritorin e këtij baseni.

Përveç diskutimit të çështjeve të rendit të ditës, anëtarët e këshillit shprehën mendimet dhe sugjerimet e tyre mbi menaxhimin e ujërave në këtë basen të rëndësishëm. Sfida për të ruajtur dhe shfrytëzuar burimet ujore me kriter është e vijueshme dhe kërkon angazhim të përbashkët.