Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani, ishte i pranishëm sot në një takim të organizuar nga Qëndra Kombëtare e Kërkim Shpëtimit, në kuadër të promovimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në operacionet e kërkim-shpëtimit, për të bërë të mundur një reagim të shpejtë dhe të sinkronizuar mes të gjithë aktorëve institucional të përfshirë.
Në takim morën pjesë: Kryetari i Qëndrës Kombëtare të Kërkim Shpëtimit Kolonel z.Fiqiri Hoxha, Nënkolonel z.Besnik Kopani, Nënkolonel z.Miri Abdurrahmani, përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit, Policia Kufitare, MZSH, Strukturat e Mbrojtjes Civile në Bashkinë Durrës, Kryqi i Kuq etj.
N/Kolonel z.Besnik Kopani bëri një panoramë të mënyrës së organizimit të kërkim-shpëtimit në vendin tonë, operacionet që janë kryer deri tani, nënvizoj nevojën e vazhdueshme të zhvillimit të kapaciteteve operacionale për ngritjen e një shërbimi sa më efektiv në qark në rast të situatave emergjente.
Në mënyrë të veçantë u theksua rëndësina e kryerjes së këtij shërbimi sipas kërkesave bashkëkohore, përgjegjësitë që ka kjo qendër për planizimin, organizimin dhe koordinimin në funksion të realizimit me sukses të operacioneve të kërkim shpëtimit në territor.
Pas prezantimit të materialit, të pranishmit shprehën mendimet e tyre në kuadër të organizimit dhe detyrave të QKKSH, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes strukturave operacionale në nivel qëndror dhe atyrë në nivel vendor, si dhe ndanë eksperiencat e tyre në këtë fushë.