Prezantimi i programit ALBAdapt ishte tema e takimit të organizuar sot në Prefekturën e Qarkut Durrës.

Prezantimi i programit ALBAdapt ishte tema e takimit të organizuar sot në Prefekturën e Qarkut Durrës. Ky program shënon një moment historik që dëshmon një përpjekje afatgjatë për një Shqipëri të qëndrueshme ndaj ndryshimeve klimatike duke synuar fuqizimin e komuniteteve të cënueshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Takimi u zhvillua në drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z. Emiljan Jani, me prezencën e Sekretarit të Parë të Ambasadës Gjermane në Tiranë dhe Kreu i Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim Z.Iven Schad, Drejtorit të Programit për Zhvillim Urban të Qëndrueshëm ndaj Ndryshimeve Klimatike ALBAdapt në Giz Z.Axel Olearius si dhe përfaqësuesve të Giz Albania.

Ky projekt mundësohet përmes bashkëpunimit të Qeverisë Gjermane, nëpërmjet GIZ-së, Fondit të Gjelber të Klimës (GCF), Qeverisë Shqiptare, Bashkëpunimit Zviceran për Zhvillim (SDC) dhe Sekretariatit Shteteror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), të cilët kanë dëshmuar angazhimin e tyre në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Në takim të pranishmit diskutuan mënyren se si ky program synon të revolucionarizojë sistemin e paralajmërimit të hershëm, duke modernizuar rrjetin hidrometeorologjik, duke prodhuar informacion cilësor dhe një kuader ligjor që e bën këtë sistem të qëndrueshëm, duke i mundësuar komuniteteve dhe strukturave përgjegjësë të parashikojnë dhe të përgjigjen në mënyrë efektive ndaj fatkeqësive të shkaktuara nga klima.

Tashme “ndryshimet klimatike” nuk janë më një nocion abstrakt, por një realitet i ri që gjithmonë duhet të na gjejë të mire informuar dhe të aftë për të marr vendimet e duhura për të siguruar mirëqenien e komuniteteve, për t’u përshtatur me atë që nuk mund të shmanget.