Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani zhvilloj sot një takim në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit mes Njësive të Vetëqeverisjes Vendore të qarkut me Drejtorinë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve,në lidhje me adresimin e problematikave të trgëtimit të paligjshëm të kafshëve dhe zbatimit të masave profilaktike, me qëllim kufizimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive të kafshëve dhe shpendëve në Qarkun Durrës.
Në këtë takim ishin të pranishëm: Përfaqësues nga Zyra Vendore e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëvë Durrës, Kryeinspektorë nga Policitë Bashkiake të Qarkut si dhe përfaqësues nga Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit.
Në fokus të takimit ishte krijimi i urave të bashkëpunimi mes Njësive të Vetëqeverisjes Vendore dhe Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, mbi fortësimin e kapaciteteve lidhur me nevojën e përcaktimit dhe bërjes publike të zonave të përshtatshme për ngritjen dhe liçensimin e tregjeve të kafshëve të gjalla në territorin që bashkitë mbulojnë, duke ruajtur distancat e përshtatshme të vendndodhjes së këtyre tregjeve nga qendrat e banuara.
Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore duhet të përcaktojnë vendndodhjen e këtyre tregjeve duke mbajtur në konsideratë zbatimin e detyrimeve ligjore dhe nënligjore në fuqi, lidhur me vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe zbatimin e standardeve sanitaro-veterinare dhe kriteret që do të zbatohen për mirëfunksionimin e tyre, si dhe monitorimin e vazhdueshëm përmes Policive Bashkiake si autoriteti primar i administrimit të territorit, të cilat duhet të marrin masat e duhura në raste konstatimi të problematikave.
Në përfundim palët dakortesuan për krijimin e urave të bashkëpunimit, duke koordinuar punën për venien në dispozicion të kapaciteteve shtesë, për të rritur efikasitetin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.