Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani zhvilloj një takim koordinues paraprak në kuadër të riorganizimit të Task Forcës Anti Kanabis, në zbatimit të detyrimeve të përcaktuara në “Strategjinë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Planeve të Veprimit” për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të Kultivimit të Bimëve Narkotike në Qarkun Durrës.
Në këtë takim ishin të pranishëm: Zv/Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Durrës Z.Bedri Hasanaj, Shefi i Komisarjatit Durrës Z.Algert Gjonaj, Shef i Komisarjatit Kavajë Z.Luan Hamzallari, Shefi Sektorit të Krimeve Z.Arjan Doda.
Takimi kishte si qëllim bashkërendimin e veprimtarisë midis Policisë së Shtetit, Institucioneve Shtetërore ligjzbatuese, Degëve Territoriale dhe Njësive të Vetqeverisjes Vendore, në kuadër të luftës kundër kultivimit e trafikimit të bimëve Canabis – Sativa si dhe në drejtim të sensibilizimit të komunitetit.
Prefekti kërkoj përmbushjen e detyrimit ligjor në drejtim të shkëmbimit të informacioneve dhe kontrollit të territorit, duke ushtruar kompetencat ligjore, lëndore dhe territoriale në ushtrimin e detyrave të përcaktuara për përmbushjen me sukses të këtij prioriteti kombëtar kaq të rëndësishëm.