Durrësi është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar probleme në disa zona të caktuara të qytetit.
Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani së bashku me Strukturat e Mbrojtjes Civile të Qarkut, janë në terren për tu përballur me çdo situatë të krijuar nga këto reshje.
Strukturat e Mbrojtjes Civile janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve. Autoriteti Portual Durrës, Punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë Durrës, Zjarrfikësit, Policia Bashkiake, janë në terren aty ku ka nevojë për ndërhyrje emergjente.
Situata në Hidrovor është normale dhe të gjitha ekipet tona janë në ndihmë të komunitetit për çdo problematikë.
Aktualisht problematika ka në rrugët
“Mbreti Gert”,
“Hysen Kertusha”,
“Abaz Çelkupa”,
“Neki Libohova”,
“Dalip Peza”,
“Hysen Myshketa”,
“Jahja Ballhysa”,
“Vollga”
“Asti Gogoli”,
“Mbreti i Arbërit”
“Jusuf Myzyri”
“Ahmet Dakli”
“Glaukia”
Në Lagjen 14 Rruga:
“Bajram Tusha”,
“Asti Nushi”,
“Asti Gogoli”.
Në Lagjen 13 Rruga:
“Pavaresia”,
“Qafe Bote”,
“Rrota e Kuqe”,
“Mbreti Arberit”,
“Teofik Skilja”,
“Jusuf Myzyri”,
Në zonën pranë stadiumit në disa rrugë të plazhit dhe Shkozetit,
tek Ura e Dajlanit,
nënstacioni elektrik në Rrashbull
rruga hyrëse në Sukth dhe disa parcela bujqësore në këtë njësi.
Kryqëzimi Koxhasit, nënkalimi Sallmone – Bashkia Shijak
Kruja deri tani nuk ka problem.
Më problematike paraqitet situata në njësinë administrative 6, në akset kryesore dhe disa rrugë dytësore. Në zona të tjera të Sukthit dhe Katundit të Ri ku ka përfunduar rehabilitimi i argjinaturave situata është normale.
Aktualisht po punohet në të gjitha zonat ku ka probleme dhe sidomos për largimin e ujit nga banesat. Vijon kontrolli i vazhdueshëm i sistemeve të kanaleve kulluese dhe gjendjes funksionale të hidrovorëve, po monitorohet vazhdimisht argjinatura e lumenjve Erzen dhe Ishëm, digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë si dhe janë në gatishmëri të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme.
I bëjmë thirrje qytetarëve që për çdo problematikë të telefonojnë në këta numra telefoni:
•Policia Bashkiake: +35552232250
•Ndërmarrja Rruga: +355693958568
•Njësia Administrative nr.5: +355693953784
•Njësia Administrative nr. 6: +355695157745