Takim me Ministrin e Brendshëm, Z.Ervin Hoxha

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani mori pjesë sot në takimin me Ministrin e Brendshëm, Z.Ervin Hoxha dhe Prefektët e Qarqeve të vendit, në qytetin e Korçës.

Në takim u diskutua mbi zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla dhe si mund të integrohet projekti “Smart City” për ruajtjen e perimetrit të sigurisë në institucionet arsimore.

Roli i Policisë së Shtetit dhe i stafit pedagogjik për të pasur një ambient më të sigurt është shumë i rëndësishëm. Modeli që ndjekin nxënësit është gjithashtu shumë i rëndësishëm.

U diskutua gjithashtu edhe për çështje të emergjencave civile dhe mirëmenaxhimin e situatës përgjatë stinës së dimrit.