Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani, zhvilloj sot një takim koordinues ndërinstitucional me prezencën e përfaqësueseve të Koordinatorit Kombëtar Antitrafik në Ministrinë e Brendshme dhe anëtarëve të Komitetit Rajonal Anti Trafik të Qarkut Durrës.
Ky takim zhvillohet në kuader të “Rishikimit të Urdhrit mbi krijimin, përbërjen dhe kompetencat e Komitetit Rajonal Antitrafik” me qëllim inicimin e qasjeve të reja për mirëfunksionimin e aktit të ri që do të hartohet.
Në këtë takim të zgjeruar konsultativ të pranishmit ofruan perspektivat e tyre në problematikat e hasura gjatë zbatimit të Urdhrit te KRAT ekzistues. Diskutuan mbi rekomandimet prioritare në përmirësimin e kuadrit ligjor, në drejtim të rritjes së kapaciteteve njerëzore dhe logjistike në institucionet ligjzbatuese, garantimin e integritetit, sofistikimin e proceseve hetimore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Prefekti në fjalën e tij nënvizoi rëndësinë e realizimit të një sistemi të integruar të adresimit të gjitha problematikave dhe elementeve që lidhen me trafikimin e personave duke u bazuar në ndërveprimin efektiv institucional për bashkërendimin e veprimtarive në parandalimin e këtij fenomeni.