Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen-Mat, zhvilluan sot datë 17.10.2024 mbledhjen e rradhës të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm.
Gjatë takimit, të pranishmit sipas rendit të ditës shqyrtuan konform ligjit nr.111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” të ndryshuar dhe vendimit nr 550, datë 15.07.2020, një projekt-vendim për:
Miratimin e kërkesës për leje për përdorim burimi ujor nëntokësor për qëllime industriale, me vendodhje në, Bashkinë Vorë, Qarku Tiranë.
Projekt-vendimi i paraqitur gjeti dakordësi dhe u miratua me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e pranishëm.
