Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen-Mat, zhvilluan sot datë 17.07.2024 mbledhjen e rradhës së Këshillit të Basenit Ujor Ishëm.
Gjatë takimit, të pranishmit sipas rendit të ditës shqyrtuan konform ligjit nr.111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” të ndryshuar dhe vendimit nr 550, datë 15.07.2020, katër projekt vendime nga të cilat:
1.Kërkesë për miratimin e lejes për përdorim uji nëntokësor për qëllime teknologjike (lavazh).
2.Kërkese për miratimin e rinovimit të kushteve të lejes për përdorim uji sipërfaqësor për prodhim energie elektrike.
3.Kërkesë per miratimin e lejes per kryerjen e shpimi nëntokesor për nxjerrje uji (pus-shpimi).
4.Këkesë për miratimin e lejes për nxjerrje dhe shfrytëzim të ujit nëntokësor për qëllime të ndryshme.
Katër projekt-vendimet e paraqitura gjetën dakordësimin dhe u miratuan me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e pranishëm.