Takim i Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Durrës

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në kuadër të marrjes së masave paraprake për përballimin dhe menaxhimin e situatave të mundshme emergjente përgjatë sezonit veror 2024, mblodhi Komisionin e Mbrojtjes Civile të Qarkut Durrës, me fokus rritjen e gadishmërisë dhe bashkëpunimit midis strukturave në nivel qarku.

Në takimin e organizuar ishin të pranishëm: Nën/Kryetari i Bashkisë Durrës Z.Renis Mullaj; Nën/Kryetarja e Bashkisë Shijak Znj.Shpresa Domi, Drejtori i Policisë Bashkiake Z.Vasip Çopa, Shef/Sek nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës Z.Karafil Xholi, dhe të gjithë anëtarët Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Durrës.

Në takim u bë një analizë e veprimtarisë së strukturave të Emergjencave Civile për vitin e kaluar (2023), në rang qarku, për të nxjerr në pah arrtitjet dhe konstatuar problematikat e hasura me qëllim përmirësimin e tyre gjatë këtij sezoni veror.

Prefekti, si drejtues i Komisionit të MC për Qarkun Durrës, ju kërkoi drejtuesve të strukturave vendore dhe institucioneve ligjzbatuese marrjen e të gjitha masave paraprake si: Përditësmi i skemave të informimit për mënyrën e komunikimit midis strukturave, në veçanti me strukturat e Policisë së Shtetit; Hartimin dhe miratimin e “Planeve të masave” për sezonin veror; Kontrollin e gatishmërisë teknike të mjeteve zjarrfikse dhe paisjeve që kanë në dispozicion stukturat e MZSH.

Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore kanë detyrim të zbatojnë programin e masave të përgatitur nga institucioni i Prefektit për sezonin veror. Masat parapërgatitore, sinjalizimi i hershëm, kontrolli dhe monitorimi i vazhdueshëm i teritorit (në veçanti në zonat me risk), si dhe organizimi i sistemit të vrojtimit e reagimi i menjëhershëm i strukturave për shuarjen e zjarreve, janë jetike për parandalimin e situatave me risk që mund të agravojnë.

Gjatë zhvillimit të këtij takimi si struktura më e lartë e Mbrojtjes Civile të Qarkut Durrës, drejtuesit e institucioneve pjesmarrëse diskutuan dhe shtruan probleme të rëndësishme mbi bashkërendimin e punës dhe veprimtarisë, për përballimin e situatave të mundshme emergjente në sezonin veror 2024.

Domosdoshmëria e koordinimit të punës nga strukturat e vetë bashkive, ndërmjet bashkive si dhe me institucionet shtetërore në nivel vendor e rajonal, do të garantojë një administrim edhe më efikas të situatave që mund të krijohen nga rënia e zjarreve.