Takim konsultativ me Shefat e Sektorëve të Institucionit të Prefektit

Në zbatim të porosisë së Ministrit të Brendshëm Z.Taulant Balla, Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani, organizoj sot një takim konsultativ me Shefat e Sektorëve të Institucionit të Prefektit me praninë e Z.Flamur Mamaj Këshilltar i Ministrit të Brendshëm dhe Z. Arben Xhaferi Drejtor i Politikave të Çështjeve Vendore në Ministrinë e Brendshme.

Në këtë takim të pranishmit diskutuan dhe ndanë argumenta në drejtim të përmirësimit të performancës dhe rritjes së efiçensës së Ligjit nr. 36/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut”, Projektvendimit për Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Komunitet, si dhe mbi masat e marra sipas Planit të Veprimit për sezonin turistik veror 2024.

Objekt i tryezës së sotme ishte marrja e mendimeve dhe rekomandimeve konkrete në funksion të një administrate efikase, transparente të orientuar drejt qytetarëve, të cilat do të përfshihen në draftin final që Ministria e Brendshme do t’i paraqesë Këshillit të Ministrave për miratim.