Mbledhja e rradhes të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm.

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm, në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen-Mat zhvilluan sot datë 28.05.2024 mbledhjen e rradhes të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm.

Gjatë takimit, të pranishmit sipas rendit të ditës shqyrtuan konform ligjit nr.111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” të ndryshuar dhe vendimit nr 550, datë 15.07.2020, dy projekt vendime nga të cilat:

1. Kërkesë për miratimin e autorizimit për shfrytëzim uji nëntokësor për qëllime familjare, me vendodhje në fshatin “Katund i Ri”, bashkia Tiranë.

2. Kërkesë për miratimin e autorizimit për përdorim burimi ujor, për ndërtimin, rindërtimin shëmbjen dhe mbrotjen e brigjeve, mureve, pritave dhe veprave të tjera në brigje për pojektin e sistemimit të kanalit të përroit Gjokaj subjekti “Bashkia Vore” me vendodhje bashkia Vorë.

Dy projekt-vendimet e paraqitura gjetën dakordësimin dhe u miratuan me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e pranishëm.