Takimi i radhës i Tryezës Teknike Anti Trafik si dhe takimi i parë i Sekretariatit Teknik për Parandalimin e Radikalizimit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të dhunshëm.

Në drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Prefektit të Qarkut Durrës Z.Edison Jonuzi njëkohësisht dhe Kryetar i Tryezës Teknike Anti Trafik, u zhvillua takimi i radhës i Tryezës Teknike Anti Trafik si dhe takimi i parë i Sekretariatit Teknik për Parandalimin e Radikalizimit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të dhunshëm.

Në takim ishin të pranishëm: Znj.Ejnxh Pepa, nga Linja e Këshillimit për gra dhe vajza, Znj.Fatilda Smajlaj nga Qëndra CVE, anëtarët e Tryezës Teknike Antitrafik, Drejtues e përfaqësues të organeve ligjzbatuese, prfaqësues të OJF-ve etj.

Ky takim u fokusua në planin e masave të strukturave përkatëse në kuadër të sezonit turistik i cili duhet të jetë i pasqyruar në hapa konkret përsa i përket, numrit të kampeve verore që do të ngrihen, kapacitetit të tyre për menaxhimin e fëmijeve në situatë rruge, nga Bashkitë, NJMF, OJF në bashkëpunim dhe me strukturat e Policisë së Shtetit.

U theksua rëndësia e parandalimit të trafikimit i cili kërkon një bashkërendim institucional të vazhdueshëm dhe përfshirje integrale të shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme përmes fushatave sensibilizuese e informuese deri tek rritja e kapaciteteve për proçedurat standarde të veprimit në raste të caktuara.

Mbledhja gjithashtu përcaktoi rëndësinë e një qasjeje shumë-disiplinore për të luftuar efektivisht kërcënimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në nivel qarku.

Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime gjithëpërfshirëse mbi strategjitë për identifikimin e hershëm, duke demonstruar një qasje të unifikuar drejt adresimit të sfidave të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes promovimit të praktikave gjithëpërfshirëse të angazhimit të komunitetit.

Ky komitet është një hap kritik përpara, në rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit midis të gjithë aktorëve përkatës, duke siguruar një përgjigje që synon të mbrojë komunitetin dhe sigurinë kombëtare.