Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani dhe Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës së Qarkut Durrës Z.Edison Jonuzi, zhvilluan sot një takim me fokus: “Marrjen e masave për përmirësimin e punës në drejtim të pastrimit dhe mbrojtjes së mjedisit”.
Në këtë takim ishin të pranishëm: Drejtori i Ndërmarjes së Shërbimeve Komunale Durrës, Drejtori Ndërmarjes së Shërbimeve Komunale Plazh, përfaqësues nga Ndërmarrja Rruga Ura, Drejtori i Policisë Bashkiake Durrës, përfaqësues nga Bashkia Krujë, Drejtori i Agjensisë së Parqeve dhe Kreacionit i Bashkisë Durrës dhe përfaqësues të Agjensisë Rajonale të Mjedisit.
Prefekti i Qarkut ka theksuar rëndësinë e sensibilizimit dhe mobilizimit të përbashkët për arritje të mëtejshme në sektorin e menaxhimit të integruar të mbetjeve si një proçes mjaft i rëndësishëm në ketë drejtim.
Fokusi ynë në vazhdimësi ka në thelb mirëqënien e përbashkët për përdorimin racional të mjedisit, reduktimin e nivelit të mbetjeve si dhe parandalimin e dëmtimit të tij duke mbrojtur njëkohësisht shëndetin tonë e të brezave.
Prefekti i kërkoi nga të pranishmit një qasje të re, vëmendje të shtuar në drejtim të mbrojtjes së mjedisit si dhe realizimin e objektivave të qarta duke u fokusuar në:
Hartimin dhe zbatimin e Planeve Vendore të Menaxhimit të Mbetjeve, identifikimin e hotspoteve në territoret e bashkive për realizimin më pas të aksioneve të pastrimit, planifikimin dhe anagazhimin e burimeve njerëzore, mjeteve për pastrimin e tyre dhe transportimin e këtyre mbetjeve në pikat e përcaktuara sipas ligjit.
Angazhimi i çdo strukture përgjegjëse në drejtim të pastrimit të territorit, kjo si parapregatitje për sezonin e ri turistik veror 2024 në mënyrë të veçantë në pastrimin e territorit të bregdetit.
Prioritetet e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit në drejtim të menaxhimit të tyre dhe rivitalizimit të qytetit dhe zonave turistike, fondet dhe planet e tyre të veprimit.
Nisma në mbrojtje të mjedisit, angazhimi i strukturave përgjegjëse dhe realizimi i nismave të ndryshme në drejtim të mbrojtjes së mjedisit.
Angazhimi i strukturave përgjegjëse në drejtim të ndalimit të përdorimit të qeseve plastike jashtë kritereve ligjore. Masat e marra nga këto struktura në këtë drejtim.
Menaxhimi i zhurmave apo ndotjeve akustike.
Një mjedis i pastër është parakusht për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në tërësi. Të pranishmit diskutuan problematika të ndryshme për gjetjen e zgjidhjeve brenda kuadrit ligjor në fuqi.
Shiko statistikat dhe reklamat
Të gjitha reagimet:
3535