Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani zhvilloi ditën e sotme në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit takimin e parë të Komitetit Rajonal të Parandalimit të Radikalizmit në luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në Qarkun Durrës.
Në takim ishin të pranishëm: Presidentja e organizatës “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza” znj. Iris Luarasi, Drejtuesja e Qendrës së Koordinimit Kombëtar Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm znj. Lejdi Dervishi, si dhe drejtues të institucioneve shtetërore në nivel vendor, aktorë kryesorë në luftën kundër fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Komiteti ka fokus parandalimin, identifikimin dhe referimin e rasteve në rrezik radikalizmi apo të radikalizuar qofshin individë apo grupe vulnerabël në rrezik, si dhe ndjekjen e veprimeve lidhur me proceset e rehabilitimit, ri-integrimit dhe risocializimit të këtyrë personave në nivel qarku si dhe pranë Koordinatorit Kombëtar për Parandalimin dhe Kundërshtimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Durrës ofron mbështetje maksimale për koordinimin dhe mirë menaxhimin e çdo situate apo episodi konkret që lidhet ngushtësisht me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në territorin e Qarkut Durrës.
Gjatë takimit u miratua rregullorja e funksionimit të Komitetit Rajonal në të cilën janë të përcaktuara rregullat e brendshme të organizimit dhe funksionimit të këtij Komiteti.