Sot, më datë 01.02.2024 nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani u organizua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile mbi analizën e punës së kryer gjatë vitit 2023 në fushën e mbrojtjes civile si dhe mbi hartimin e Strategjive Vendore për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë, pas hyrjes në fuqi të kësaj strategjie në nivel kombëtar.
Në këtë takim Ishin të pranishëm Zv/Kryetari i Bashkisë Durrës Z. Renis Mullaj, Zv/Kryetarja e Bashkisë Shijak Znj.Shpresa Domi, si dhe drejtues të Institucioneve dhe Drejtorive të Qarkut Durrës, të cilët sipas ligjit të Mbrojtjes Civile përbëjnë Komisionin e Mbrojtjes Civile të Qarkut Durrës.
Në fjalën e tij, Prefekti bëri një analizë të përmbledhur të situatës në Qarkun Durrës duke vlerësuar punën dhe angazhimin e treguar sidomos në menaxhimin e rasteve dhe vatrave te zjarrit përgjatë këtij viti.
Në takim u kërkua vlerësimi i riskut lokal i cili mbetet prioritet kryesor në administrimin e fatkeqësive dhe adresimin e problematikave në raste emergjencash. Ky vlerësim garanton një nivel të ri të efikasitetit dhe reagimit të strukturave të mbrojtjes civile në çdo bashki në nivel qarku.
Gjatë zhvillimit të këtij takimi si struktura më e lartë e Mbrojtjes Civile të Qarkut Durrës, drejtuesit e institucioneve pjesmarrëse shtruan probleme të rëndësishme që shqetësojnë strukturat e Mbrojtjes Civile mbi organizimin dhe bashkëveprimin e punës dhe veprimtarisë së Institucioneve Vendorë dhe Qëndrorë në nivel Vendore. Gjithashtu në takim u miratua dhe Plani i Masave për muajt në vijim duke përcaktuar detyra konkrete për çdo Njësi të Vetëqeverisjes Vendore, Degë territoriale e Institucion publik pjesë e K.M.C. të Qarkut Durrës.
Prefektura e Qarkut Durrës, është në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë aktorët dhe strukturat qoftë në terren, qoftë atyre të mbrojtjes civile dhe ndjek hap pas hapi dinamikat e çdo lloj situate që paraqitet në territor, duke raportuar dhe marrë parasysh kërkesat për mbështetje për çdo rast vështirësie ku paraqitet e nevojshme.