Takim i parë koordinues për vitin 2024 të Task-Forcës Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik Veror 2024

Prefekti i Qarkut Durrës z. Emiljan Jani zhvilloi sot takimin e parë koordinues për vitin 2024 të Task-Forcës Ndërinstitucionale për Sezonin Turistik Veror 2024, ku ishin të pranishëm drejtues të të gjitha institucioneve pjesë e kësaj Task-Force si: zv/Kryetari i Bashkisë Durrës z. Elio Jani, Drejtori i Policisë Bashkiake Durrës z.Vasip Çopa, Shef Sek/Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durrës z. Petrit Pjetri, Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor znj. Aurora Hyka, Drejtori Agjensia Rajonale e Bregdetit z. Shpetim Çiku, përfaqësese e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor znj. Ina Kaçi, specialisti topograf i Bashkisë Durrës z. Ervis Bahiti, Drejtori i Agjensisë Rajonale të Mjedisit Tiranë, Durrës dhe Dibër z. Përparim Mançellari, Drejtori i Inspektoratit të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore z. Bledar Voka, Kapiteneria Durrës z. Tauland Allka, Drejtori i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit z. Shkëlqim Troplini dhe përfaqësuesi i AKU-s z. Donald Dermyshi.

Takimi kishte si qëllim intensifikimin e masave, bashkërendimin e veprimtarisë së Institucioneve Shtetërore ligjzbatuese, Degëve Territoriale dhe Njësive të vetqëverisjes vendore për mbarëvajtien e sezonit të ri turistik veror 2024.

Nga ana e Prefektit të Qarkut Durrës u kërkua me përparësi dhe vëmendje e veçantë në mirëorganizimin e planeve të punës, duke vendosur theksin tek vendbazimet të cilat duhet të jenë sipas kritereve të përshkruara në ligj. Kjo vlen edhe për të gjitha mjetet lundruese dhe sipërmarrësit privat të cilët shfrytëzojnë këto vendbazime gjatë periudhës së verës, që në sezonin e ardhshëm duhet me çdo kusht të pajisen me CERTIFIKATËN E OPERATORIT TURISTIK nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit për të ushtruar më pas lirisht aktivitetin e tyre argëtues për pushuesit në të kundërt do të pezullohen nga institucionet përkatëse, ashtu siç ndodhi edhe në zesonin e kaluar veror 2023.

Duke marrë shkas nga problematikat e dala gjatë sezonit veror të kaluar u kërkua koordinim ndërinstitucional i punës në lidhje me plotësimin e detyrimeve të parashikuara në ligj mbi masat paraprake që duhet të merren nga Bashkitë dhe Degët Tërritoriale, për të patur një sezon turistik të mirëorganizuar dhe të suksesshëm.

Theks i veçantë u vendos Agjensia Rajonale e Mjedisit në mirëmenaxhimin e ujërave të zeza nga subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre ekonomike në zonat bregdetare, liqenore dhe lumenjve. Kjo mbështetur në aktin normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe botuar në Fletoren Zyrtare më datë 5 janar 2024, e cila ka të bëjë me instalimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza brenda 3 muajve të ardhshëm, duke filluar nga data e botuar në Fletoren Zyrtare. Ky akt normativ ndalon përfundimisht përdorimin e gropave septike, në të kundërt të gjitha subjektet të cilat kapen në shkelje të këtij akti normativ do të gjobiten me masë administrative, që varijon nga 15 mijë euro deri në 26 mijë euro.

Pjesëmarrësit, diskutuan lidhur me detyrat përkatëse të caktuara nga plani i masave duke adresuar çështje të ndryshme që lidhen me sigurimin e vrojtuesve në plazhe, krijimin e vendbregëzimeve të mjeteve lundruese private, përcaktimin e zonave të sigurisë së notimit me bova (150 m nga bregu ), vendosjen e sinjalistikës së nevojshme, monitorimin, pastrimin dhe vendosjen e vrojtuesve në plazhet publike nga Bashkia Durrës, si dhe miratimin e disa vendbazimeve për qytetarë të ndryshëm që kërkojnë lundrimin me mjetet e tyre private në detë.

Në përfundim palët shprehën angazhimin e tyre të plotë për të vijuar më tej bashkëpunimin ndërmjet institucioneve, me qëllim ngritjen e kapaciteteve në ofrimin e kushteve të sigurisë, qetësisë dhe standardeve të larta për çdo vizitor dhe turist të huaj e vendas në vijën bregdetare të Qarkut Durrës.