Ceremonia me rastin e 111-Vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani ishte i pranishëm sot në ceremoninë e organizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës me rastin e 111-Vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.

Prefekti, gjatë fjalës së tij të rastit, theksoi rëndësinë e kësaj date duke sjellë në vëmendje sfidat dhe arritjet e Policisë së Shtetit ndër vite si një ndër strukturat më të spikatura në funksionimin e rendit, së drejtës dhe lirisë së veprimit të çdo shtetasi vendas dhe të huaj, apo çdo strukture që ushtron veprimtari në territorin e shtetit shqiptarë.

Prefekti gjithashtu vlerësoi maksimalisht Policinë e Shtetit si partnerin kryesor dhe bashkëpunues në të gjitha detyrat e ngarkuara në luftën kundër fenomeneve negative në shkelje të ligjit. Këtë partneritet e konstatojmë në çdo, veprimtari, strategji apo task-force të ngritur nga Institucioni i Prefektit, ku Policia e Shtetit ka qënë në krahë, në mbështetje të plotë ligjore për arritjen e objektivave në zbatim të ligjit.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Prefekti shprehu mirënjohje të thellë dhe respekt për të gjithë ata policë të rënë në detyrë, të cilët me aktin e tyre sublim ju kanë motivuar ju në ushtrimin e detyrës tuaj fisnike në shërbim të vendit dhe individëve, por në të njëtën kohë na kanë dhënë edhe ne besimin në strukturat e Policisë dhe në misionin që përfaqësoni!

Institucioni i Prefektit ka synuar përherë të jetë urë bashkëpunimi ndërmjet komunitetit dhe strukturave të Policise së Shtetit. Këtë gjë Institucioni i Prefektit e ka bërë jo vetëm si një detyrim ligjor dhe funksional por edhe në një aspekt më të gjerë shoqëror.

Prefekti, duke përshëndetur dhe përgëzuar të gjithë efektivët e pranishëm në ceremoni për punën e bërë dhe angazhimin e treguar, siguroi që mbështetja nga ana e qeverisë do të jetë e vazhdueshme në rrugën drejt modernizimit dhe përballjes me sfidat e përbashkëta.

Shiko statistikat dhe reklamat

Promovo postimin

Të gjitha reagimet:

3737