Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani mirëpriti sot në një takim përfaqësues të Parlamentit të Fëmijëve, të cilët janë gjithashtu Presidentë të Qeverive të Nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Qarkut të Durrësit. Pjesë e takimit ishin gjithashtu edhe Drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës Z.Avni Çuni dhe Z.Arben Tanko.
Qëllimi i takimit ishte të ndërtojë ura dialogu dhe bashkëpunimi përmes diskutimit për të bërë të mundur zgjidhjen e problemeve kryesore, që shqetësojnë komunitetin e nxënësve në mjediset shkollore e publike, aktorët që duhet të bashkëpunojnë me shkollën etj.
Prefekti dhe të rinjtë ndanë së bashku ide dhe mendime sesi angazhimi i tyre mund të jetë më aktiv, jo vetëm në parashtrimin e kërkesave të tyre, por edhe promovimin e nismave të inicuara prej tyre si shëmbuj që duhen mbështetur dhe promovuar nga aktorë të ndryshëm institucionalë e jo vetëm, duke nxitur në këtë mënyrë modele të suksesshme të angazhimeve jashtëshkollore dhe kthyer mjediset e shkollave në njësi inovatore.
Në fjalën e tij Prefekti nënvizoj se roli i të rinjve në shoqëri është i pazëvendësueshëm, ndaj dhe aktivizmi e ndikimi i tyre në vendimarrje është shumë i rëndësishëm e në shumë raste arsyeja kryesore e hartimit të politikave, që vijnë nga institucionet shtetërore dhe të gjithë aktorët me qëllim krijimin të një mjedisi sa më të shëndetshëm për perspektivën e të rinjve.
Në ndërhyrjet e tij miqësore Prefekti i konsideroi të drejta vërejtjet e tyre, sqaroi disa probleme që kanë të bëjnë me investimet si dhe në lidhje me çështjet e sigurisë në shkolla duke theksuar se është detyrë jo vetëm e institucioneve, por edhe e të gjithë komunitetit, për të ndikuar të gjithë pozitivisht në krijimin e një mjedisi sa më të shëndetshëm për rritjen dhe formimin e sigurt të fëmijëve.
Institucioni i Prefektit të Qarkut është e do ngelet gjithmonë një derë e hapur, për të mbështetur nisma e projekte të çdo grupimi rinor. Përkrahja e të rinjve është detyrim i të gjithëve, sidomos e institucioneve shtetërore, në mënyrë që ata të fitojnë përvojë dhe besim për angazhimet e tyre profesionale të së nesërmes.




Shiko statistikat dhe reklamat
Të gjitha reagimet:
1818