Sot, më datë 16.11.2023, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua një takim në kuadër të rritjes së bashkëpunimit reciprok ndërmjet strukturave ushtarake dhe autoriteteve civile në nivel qarku, me qëllim harmonizimin e aktiviteteve me interes të përbashkët.
Në këtë takim ishin të pranishëm: Komandanti i Qëndror i Personelit të Rekrutimit Kolonel Z. Fadil Ciroku, përfaqësues nga Drejtoria Bashkëpunimit Civilo Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes Z. Arben Mollaj, Shefja e Bashkepunimit Civilo Ushtarak të Forcës Detare N/Kolonel Znj.Leti Sulaj, Znj.Genciana Çako nga Drejtoria Arsimore Durrës, nga Forca Ajrore Kapiten Ervjena Sevdari, nga Policia Ushtarake N/Kolonel Ilir Doçi, Z.Andri Çerri Përgj Sek Emergjencave Bashkia Durrës,Z.Agim Guna Inspektor i M.Z.Sh-së Durrës, Z.Jetlir Manga Specialist Sek Emergjencave Bashkia Durrës, dhe pjestarë të tjerë të FARSH.
Gjatë këtij takimi të pranishmit diskutuan për rritjen e nivelit të bashkëpunimit në interes të përmbushjes së detyrave të përbashkëta dhe misionit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
U shpreh nevoja e shkëmbimit të informacionit mes instuticioneve, në mënyrë të vëçantë mes strukturave arsimore për të bërë të mundur që të rinjtë dhe të rejat e interesuar të kenë informacionin e duhur për të aplikuar dhe për tu bërë pjesë e FA, duke e parë si një mundësi të menjëhërshme punësimi, shkollimi dhe kariere për të ardhmen.
Prefekti në fjalën e tij theksoi se bashkëpunimi me instuticionet ka qënë dhe do jetë i lartë, me qëllim zbatimin e detyrave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.


