Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen-Mat zhvilluan sot, Dt. 20.09.2023 mbledhjen e rradhës të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm.
Gjatë takimit, të pranishmit sipas rendit të ditës shqyrtuan konform ligjit nr.111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” të ndryshuar,vendimit nr 550, datë 15.07.2020 dymbëdhjetë projekt vendime nga të cilat:
1. Kërkesë për “saktësimin e koordinatave dhe rinovimin e kushteve të lejes/autorizimit” me nr.serie 0007 miratuar me vendimin nr.9 datë 12.07.02018 për përdorimin e burimit ujor nëntokësor subjekti “Alumil Albania” sh.p.k me vendodhje Kashar, bashkia Tiranë, qarku Tiranë.
2. Kërkesë për “miratimin e kërkesës për rinovimin e kushteve të lejes/autorizimit” subjekti “EHW” sh.p.k me vendodhje aurostrada Tiranë-Durrës, bashkia Tiranë, qarku Tiranë.
3.Kërkesë për “miratimin e kërkesës për leje për nxjerrje dhe shfrytëzim të ujit nëntokësor nëpërmjet shpimit, për qëllime të ndryshme (sanitare) të subjektit “EHW” sh.p.k me vendodhje autostrada Tiranë-Durrës, bashkia Tiranë, qarku Tiranë.
4.Kërkesë për “saktësimin e koordinatave dhe rinovimin e kushteve të lejes/autorizimit” me nr.serie 0015 miratuar me vendimin nr.14 datë 12.07.02018 për përdorimin e burimit ujor nëntokësor subjekti “IMLS” sh.p.k me vendodhje Kashar, bashkia Tiranë, qarku Tiranë.
5.Kërkesë për “saktësimin e koordinatave dhe rinovimin e kushteve të lejes/autorizimit” me nr.serie 0017 miratuar me vendimin nr.16 datë 12.07.02018 për përdorimin e burimit ujor nëntokësor subjekti “Porsche Albania” sh.p.k me vendodhje Kashar, bashkia Tiranë, qarku Tiranë.
6. Kërkesë për “saktësimin e koordinatave dhe rinovimin e kushteve të lejes/autorizimit” me nr.serie 0018 miratuar me vendimin nr.17 datë 12.07.02018 për përdorimin e burimit ujor nëntokësor subjekti “Q.T.U” sh.p.k me vendodhje Kashar, bashkia Tiranë, qarku Tiranë.
7. Kërkesë për “miratimin e lejes për kryerje shpimi nëntokësor për nxjerrje uji për përdorim familjar (pus-shpim) Z.Shkëlqim Çollaku , me vendodhje Farkë e vogël bashkia Tiranë, qarku Tiranë.
8. Kërkesë për “miratimin e lejes për kryerje shpimi nëntokësor për nxjerrje uji për qëllime teknologjike (pus-shpim) subjekti “Fushë-Krujë Cement Factory” shpk , me vendodhje “Ura e Gjolës” bashkia Krujë, qarku Durrës.
9.Kërkesë për “ miratimin për leje përdorimi të burimit ujor nëntokësor për ujitje subjekti “MTSC” sh.p.k me vendodhje bashkia Tiranë, qarku Tiranë.
10. Kërkesë për “ miratimin për autorizim për shkarkimin e ujërave të përdorur industrial,subjekti “HAKO” shpk, me vendodhje Kashar, bashkia Tiranë, qarku Tiranë.
11. Kërkesë “Për korrigjimin e vendimit nr.17 datë 13.05.2023 “Për miratimin e kërkesës për leje përdorimi burimi ujor për qëllime industruiale “Tegola Edil Centro” dhe lejes së përdorimit të burimit Ujor me nr.000054 serie, subjeki “Tegola Edil Centro” shpk me vendodhje bashkia Tiranë Qarku Tiranë.
12. Të ndryshme
Në përfundim të kësaj mbledhje nga dymbëdhjetë projekt vendimet e paraqitura, njëmbëdhjetë gjetën dakordësimin dhe u miratuan me unanimitet të plotë dhe një projekt vendim u miratua me shumicë votash nga anëtarët e pranishëm.