Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani sot dt 25.05.2023, organizoi një takim koordinues në lidhje me rimobilizimin e të gjitha strukturave përgjegjësë në kuadër të ecurisë së Planit Kombëtar të pastrimit në të gjithë territorin e Qarkut Durrës.
Në takim ishin të pranishëm: Nën/Kryetari i Bashkisë Durrës Z.Renis Mullaj, Drejtori i Policisë Bashkiake Z.Vasip Çopa, Dr i Ndërmarjes Pastrimit Durrës Z. Leonard Hakaj, Pergj Sektori nga Dr/Shërbimeve Bashkia Kruje Z.Roland Daja, Dr Agjensisë Rajonale te Bregdetit Z.Shpetim Çiku ,Kryeinspektor i Policisë Bashkiake Shijak Z. Nazir Keçi, Pergj/Sektorit Urban Bashkia Durrës Z.Aldo Kaçorri , Znj.Enxhi Lila supervizore e pastrimit Bashkia Shijak.
Prefekti kërkoi nga të pranishmit evidentimin e hotspoteve të rënda dhe identifikimin e nevojës për mbështetje, përcaktimin e datave përkatëse dhe vendeve ku do të ndërhyet me aksione pastrimi ku padyshim u kërkua intensitet i shtuar me fokus në zonat përgjatë gjithë vijës bregdetare, akseve rrugore turistike si dhe brezit ranor .
Ndër të tjera u kerkua të vijojë angazhimi dhe rritja e frymes së bashkëpunimit për të dhënë kështu kontributin e duhur në plotësimin e objektivit për nismën e vendosur nga Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministria e Mjedisit dhe Turizmit për zhvillimin e Aksionit Kombëtar të Pastrimit “Të çlirojmë territorin nga ndotja Mjedisore”.
Në përfundim të takimit Prefekti i Qarkut ka theksuar rëndësinë e sensibilizimit si një proçes mjaft i rëndësishëm në ketë drejtim.
Fokusi ynë në vazhdimësi do të jetë zbatimi i iniciativave të Qeverisë Shqiptare, që kanë në thelb mirëqënien e përbashkët për përdorimin racional të mjedisit, reduktimin e nivelit të mbetjeve si dhe parandalimin e dëmtimit të tij.
Një mjedis i pastër është parakusht për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në tërësi.
Të pranishmit diskutuan problematika të ndryshme për gjetjen e zgjidhjeve brenda kuadrit ligjor në fuqi.