Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani sot datë 02.05.2023 mblodhi Task Forcën Ndërinstitucionale për Menaxhimin e Sezonit Turistik Veror 2023, ku ishin të pranishëm drejtues të Institucioneve Vendore si dhe Degëve Territoriale pjesë përbërëse e kësaj Task Force.
Ky takim kishte si qëllim ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për secilin në drejtim të mbarvajtjes së sezonit të ri turistik, për të bërë të mundur monitorimin e situates, kontrollin dhe analizimin masave që janë marrë deri tani, shërbimet e kryera apo që do të kryen në vazhdimësi, problematikat e dala, si dhe planin konkret të veprimit të hartuar për menaxhimin e sezonit turistik veror 2023.
Prefekti në fjalën e tij u fokusua duke i dhënë prioritet këtyre elementeve:
1. Siguria në plazhe;
2. Pastërtia e mjedisit në tërësi nga mbetjet urbane dhe e ujit gjatë gjithë vijës bregdetare;
3. Dezinfektimi dhe dezinsektimi;
4. Infrastruktura dhe shërbimet e nevojshme për shmangien e trafikut në akset që çojnë drejt plazheve dhe pikave turistike;
5. Përparësi janë vendosja e kullave të vrojtimit, apo çadrave të para sipas të gjitha kritereve të kërkuara në ligj;
6. Lidhja e kontratave me rojet bregdetare të certifikuar;
7. Respektimi i 30% kushtuar plazheve publike;
8. Kontrolli dhe pajisja e të gjithë subjekteve të shërbimit në vijën e pare me certifikatën higjeno-sanitare;
9. Cilësia dhe siguria ushqimore, ku AKU ka një rol vendimtar në këtë proces;
10. Pajisja e punonjësve të shërbimit hoteleri-restorant-bar në vijën e parë të bregdetit me librezat shëndetësore nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor;
11. Pritja dhe mikpritja e turistëve nga strukturat përkatëse dhe operatorët turistik.
Nga të pranishmit u bë një panoramë e masave të marra, në të njëjtën kohë u analizuan të gjitha problematikat e dala përgjatë sezonit të kaluar turistik.
Në këtë takim u kërkua krijimi i urave të bashkëpunimit për gjetjen e zgjidhjeve në funksion të garantimit të kushteve, sigurisë, qetësisë dhe standardeve të larta për çdo vizitor dhe turist!
Në përfundim, Prefekti kërkoi angazhimin maksimal të të gjithë strukturave vendore dhe degëve territoriale në mbarëvajtjen e një sezoni turistik sa më të suksesshëm dhe atraktiv.