Takim Komisioni i Mbrojtjes Civile

Në zbatim të Urdhërit të Prefektit Nr.18, datë 04.03.2022 “Për Ngritjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Nivel Qarku”, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel qarku, Prefekti i Qarkut Durrës Z. Emiljan Jani referuar njoftimit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (I.GJ.E.U.M), si dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SH.M.U) ku parashikohet se duke nisur nga data 17.01.2023, ditët në vijim, do të karakterizohen nga reshje shiu me intensitet në nivel mesatar – të lartë thirri mbledhjen jashtë rradhe të Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel qarku, për të diskutuar rreth situatës që mund të krijohet nga reshjet me intensitet gjatë orëve në vijim, ku niveli i riskut për përmbytje është i lartë.

Me Kryetaren e Bashkia Durres Znj. Emiriana Sako, Nën/kryetarin Bashkia e Krujes Z. Ilir Loci, përfaqësues nga Bashkia Shijak ,si dhe drejtuesit e strukturave të gadishmërisë së përhershme nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës,M.Z.SH,Policia Bashkiake Durrës u rakordua mbi planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës në orët në vijim, që sipas parashikimit të motit rreshjet do të jenë me intensitet mesatar-të lartë.

????Në fjalën e tij, Prefekti theksoi marrjen e të gjitha masave të nevojshme, si më poshtë:

●Paralajmërimin e popullatës, veçanërisht në ato zona ku nisur nga përvojat e deritanishme, janë shkaktuar përmbytje;

●Kontrollin e vazhdueshëm të sistemeve të kanaleve kulluese dhe gjendjen funksionale të hidrovorëve;

●Monitorimin vazhdimisht të gjendjes së argjinaturave të lumenjve, digave të ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë;

●Mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve logjistike dhe burimeve njerëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme.

❗️Të gjitha strukturat përgjegjëse vendore, si dhe strukturat e gadishmërisë së përhershme janë në gjendje gadishmërie të plotë, duke monitoruar çdo minutë situatën.

☎️ Qytetarët për çdo nevojë mund të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm:

• Numri unik 112;

• Shërbimi Zjarrfikës 128;

• Bashkia Krujë +35551122170;

• Bashkia Shijak +35557122152;

• Policia Bashkiake Durrës +35552232250;

• Ujësjellës-Kanalizime Durrës +355692296301;

• Komisariati i Policisë Durrës +355694110217;

• Komisariati i Policisë Krujë +355694110218;

• Komisariati i Policisë Shijak +355694112668;

• O.SH.E.E Rajoni Durrës +35552902222.

???? Institucioni i Prefektit do të jetë në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe në gatishmëri të plotë për bashkëpunim, me të gjitha institucionet, në kuadër të ushtrimit të funksioneve dhe detyrave të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e tyre.

+