Në kuadër të një prej sfidave që është padyshim një nga prioritetet kryesore të veprimtarisë së punës së qeverisë shqiptare por edhe të asaj vendore është që është mjedisi, mbrojtja dhe menaxhimi i tij në të gjithë elementët përbërës, sot dt 12.01.2023 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës nën drejtimin e Prefektit z. Emiljan Jani u zhvillua nje takim për këtë qëllim ku ishin të pranishëm:
N/Kryetari i Bashkisë Durres z.Renis Mullaj, N/Kryetarja e Bashkisë Shijak Znj. Shpresa Domi, Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore Z.Dritan Allajbe, Dr i Ndërmarjes Pastrimit Durrës Z. Leonard Hakaj, Dr.Ndërmarjes së Pastrimit Plazh Alfred Dhuli, Drejtori i Rrugëve Bashkia Durrës Z. Aljon Hysko, Drejtori i Policisë Bashkiake Z.Vasip Çopa, – Pegjegjes/Sektori i Pyjeve nga Bashkia Krujë Z. Fehmi Mahmutaj, Pergj Sektori nga Dr/Sherbimeve Bashkia Kruje Z.Roland Daja, Pergj Sektori i Emergjencave Civile Bashkia Krujë Z. Xhavit Mullahi, Perfaqësuaes nga ADZM Z. Naim Herri, Abdulla Hasanaj, Dr e Zyrës Vendore Arsimore Durrës Znj.Amarilda Thërmija, Dr e Zyrës Vendore Arsimore Krujë Znj.Dorina Laçi, Dr e Zyrës Vendore Arsimore Shijak Znj.Blerina Keçi.
Takimi u fokusua në disa çështje në funksion të përmirmirësimit të punës dhe angazhimit në drejtim të mbrojtjes së mjedisit si më poshtë:
•Aksioni i pastrimit përgjatë vitit 2023 në territorin e Qarkut Durrës – Plani i veprimit dhe informacioni që do të përcillet nga strukturat përgjegjëse.
•Menaxhimi i mbetjeve në të tre bashkitë (fondet e planifikuara për këtë qëllim)
•Zbatimi i Udhëzimit Nr. 1, datë 24.03.2022 të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, “Për nevoja të mbrojtjes së mjedisit, parandalimin e ndotjes në mjedis dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit, caktimin e ditës pa makina”, i cili përcakton si ditë pa makina të dielën e parë të çdo muaji, nga Bashkitё Durrës, Shijak dhe Krujë, nismë kjo që synon ndërgjegjësimin e qytetarëve së pari për një mjedis më të pastër nga CO2, si dhe për të promovuar përdorimin e mjeteve alternative të transportit jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit por dhe për të kursyer karburantin.
•Rivitalizim (mbjellja e pemëve) në territorin e bashkive respektive.
•Angazhimi i shkollave në aksione pastrimi në bashkëpunim edhe me OJF të ndryshme.
•Angazhimi i strukturave në ndërgjegjësimin e komunitetit dhe nxënësve në fushata ndërgjegjësimi për të eleminuar qeset plastike.
Prefekti në fjalën e tij falenderoi gjithë të pranishmit për kontributin e dhënë gjatë vitit 2022 për realizimin e aksionit 1-vjeçar të pastrimit si dhe në të njëjtën kohë kërkoj angazhim maksimal të strukturave përgjegjëse në derjtim të pastrimit të territorit, në vazhdimsi.
Të pranishmit bënë një pasqyrim të punës, informuan për rezultatet konkrete si dhe zhvilluan diskutime të hapura mbi problematikat e hasura, ku dhanë sugjerimete tyre me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të reja në funksion të përmirësimit dhe rritjes së efikasitetit në punën e tyre të përbashkët.