Takim i KBU Ishëm

Prefekti i Qarkut Durrës Z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm në bashkëpunim me përfaqësuesit e Zyrës së Administrimit të Burimeve Ujore Ishëm-Erzen-Mat zhvilluan mbledhjen e fundit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm për vitin 2022.

Gjatë takimit, të pranishmit sipas rendit të ditës shqyrtuan konform ligjit nr.111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore” të ndryshuar,vendimit nr 550, datë 15.07.2020 katër projekt vendime nga të cilat:

2 – Projekt vendime për miratimin e lejes për kryerje shpimi nëntokësor për nxjerrje uji (pus shpimi).
1- Projekt vendim për miratimin e lejes për përdorim burimi ujor kurativ, mineral, termomineral dhe gjeotermal.
1- Projekt vendim për miratimin e lejes për nxjerrje dhe shfrytëzim të ujit nëntokësor nëpërmjet shpimit, për qëllime të ndryshme.

Katër projekt vendimet e paraqitura gjetën dakordësimin dhe u miratuan me unanimitet të plotë nga të gjithë anëtarët e pranishëm.