Mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile

Në zbatim të Urdhrit të Prefektit Nr. 18, datë 04.03.2022 “Për Ngritjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në Nivel Qarku”, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel qarku, Prefekti i Qarkut Z. Emiljan Jani thirri mbledhjen jashtë rradhe të Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel qarku, për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga reshjet me intensitet të lartë gjatë orëve të fundit, ku niveli i riskut për përmbytje është i lartë.

Me Kryetaren e Bashkia Durres Znj. Emiriana Sako, Nën/kryetaren e Bashkia Shijak Znj. Shpresa Domi, si dhe drejtuesit e strukturave të gadishmërisë së përhershme Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës, OSSH Rajoni Durrës dhe M.Z.SH u rakordua mbi planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës edhe në orët në vijim, që sipas parashikimit të motit do të jenë me reshje të shumta.

? Në fjalën e tij, Prefekti theksoi marrjen e të gjitha masave të nevojshme, si më poshtë:• Paralajmërimin e popullatës, veçanërisht në ato zona ku nisur nga përvojat e deritanishme, janë shkaktuar përmbytje;• Kontrollin e vazhdueshëm të sistemeve të kanaleve kulluese dhe gjendjen funksionale të hidrovorëve;• Monitorimin vazhdimisht të gjendjen së argjinaturave të lumenjve (Erzen dhe Ishëm), digave të ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë;• Mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme.

❗️Të gjitha strukturat përgjegjëse vendore janë në gjendje gadishmërie të plotë, duke monitoruar çdo minute situatën për çdo nevojë të qytetarëve.Gjatë zhvillimit të këtij takimi si struktura më e lartë e Mbrojtjes Civile të Qarkut Durrës, çështjet me rëndësi dhe monitorim maksimal janë:Zonat me nivel risku të lartë për përmbytje gjatë orëve në vijim, kryesisht për Bashkinë Durrës dhe Bashkinë Shijak,janë:• Lagja nr. 6 tek Rrethrotullimi;• Lagja nr. 13 Rrethrotullimi Plepa;• Lagja nr. 13 Plazh;• Rruga e Currilave “Kodër Vilë”;• Në fshatin Vadardhë, në Njësinë Administrative Sukth;• Ura e Golemit, në fshatin Sukth;• Sallmone në kufi me Njësinë Administrative Katund i Ri.Akset rrugore me dritat e fikura për çështje sigurie, janë:• Bulevardi Dyrrah;• Bulevardi Epidam;• Stacioni i trenit;• Rruga Egnatia;• Rruga Aleksandër Goga;• Rruga e Blue Star;• Rruga e degës.

☎️ Qytetarët për çdo nevojë mund të kontaktojnë në numrat e mëposhtëm:• Ndërmarrja Rruga Durrës +355694702377;• Policia Bashkiake Durrës +35552232250;• Ujësjellës-Kanalizime Durrës +355692296301;• Komisariati i Policisë Durrës +355694110217;• O.SH.E.E +35552902222

? Institucioni i Prefektit do të jetë në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe në gatishmëri të plotë për bashkëpunim, me të gjitha institucionet, në kuadër të ushtrimit të funksioneve dhe detyrave të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e tyre.