Sot më datë 16.11.2022 Prefekti i Qarkut Durrës zhvilloi një takim me të gjithë aktorët përgjegjës për sa i përket situatës së rrugëve nacionale dhe rurale në qarkun Durrës.
Të pranishëm ishin: Drejtori i Drejtorisë së Rajonit Qëndror Tiranë pranë ARRSH z. Erion Koka, Drejtori i Ndërmarrjes Rruga z. Aljon Hysko dhe përfaqësues të firmave kontraktuese të mirëmbajtes së rrugëve të Qarkut, Nën/Kryetari i Bashkisë Durrës z. Renis Mullaj, Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore pranë Policisë Vendore Durrës z. Donald Urali, Drejtori i Policisë Bashkiake z. Vasip Çopa, përfaqësuese nga Drejtoria e Shërbimeve Publike Durrës znj. Kamela Braho, Drejtori i Shërbimeve dhe Investimeve Publike Krujë z. Roland Daja, përfaqësues i Drejtorisë së Rrugëve Rurale Krujë z. Artan Gjergji, Përgjegjësi i sektorit të mbrojtjes civile Krujë z. Xhavit Mullahi, Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Durrës z. Leonard Haka, Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Plazh z. Alfred Dhuli.
Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutuan problematikat kryesore të rrugëve, mirëmbajtja dhe siguria në akset rrugore, pikat e nxehta dhe përmirësimi i sinjalistikës, dhe masat që do të merren në vazhdimësi në kuadër të parapregatitjes për sezonin vjeshtë-dimër (2022-2023). Gjithashtu u diskutuan investimet dhe ndërhyrjet e ndryshme që janë bërë gjatë kësaj periudhe apo që parashikohen të bëhen gjatë vitit 2023 në përmirësimin e situatës së rrugëve nacionale dhe rurale.
Një pikë tjetër e rëndësishme ishte dhe vlerësimi i ecurisë së zbatimit të Planit Kombëtar të Pastrimit në Qarkun Durrës.
Në mbyllje të takimit, Prefekti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe kërkoi që të merren të gjitha masat e domosdoshme për problematikat e diskutuara.