Takimi me anëtaret e tryezës antitrafik

Sot me datë 26.10.2022, ora 13:30 në Institucionin e Prefekti Qarkut Durrës z. Emiljan Jani njëkohësisht dhe Kryetari i Komitetit Rajonal Antitrafik, mbajti takimin përmbyllës të fushatës së muajit tetor me aktivitete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese.

Në fjalën e tij Prefekti përshëndeti të pranishmit dhe i falenderoi për gjithe aktivitetet sensibilizuese duke theksuar njëkohësisht se Durrësi është një qark me rrezik të lartë të trafikimit për shkak te pozicionit gjeografik dhe turizmit që rritet cdo ditë ndaj dhe sfidat dhe përgjegjësite i kemi me të mëdha.

Në këtë takim të vecantë u bënë pjesë e tryezës antitrafik dhe disa të rinj nga shkolla të qytetit të cilët me mbështetjen e World Vision dhe NJMF Durrës ndanë me të pranishmit praktikat me të mira të angazhimit të tyre gjatë muajit tetor për të gjitha çështjet që prekin luftën kundër trafikimit të personave.

Të rinjtë dhanë masazhe sensibiluzuese ndër to ishte interpretimi i nje eseje për trafikimin dhe dhuruan një pikturë tryezës simbolike.

Lufta kundër trafikimit është një proçes i vështire dhe nuk mund të luftohet vetëm nga një institucion, por nga bashkëveprimi i të gjithë institucioneve dhe organizmave ku secili jep kontributin e duhur.