Takim në kuadër të projektit “TO BE READY”

Sot, më datë 26.10.2022, ora 10:00 në Institucionin e Prefektit, u mbajt një takim në kuadër të projektit “TO BE READY”, me qëllim ndërtimin e një fushate sensibilizuese lidhur me riskun si dhe mbrojtjen ndaj zjarreve. Aktualisht, projekti është në fazën e mbledhjes së informacionit nga strukturat përgjegjëse, si dhe nga publiku i gjerë.

Në takim, ishin të pranishëm:• Eksperti – Z. Ivi Rexhepi;• Përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile – Z. Ledjo Hoxha dhe Z. Besmir Kullolli;• Përfaqësuesi i Qëndrës së Mbrojtjes Civile për Rajonin Durrës – Z. Behar Gjoni;• Sektori i Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Institucionit të Prefektit i drejtuar nga Përgjegjësi – Z. Artur Lekbello• Përfaqësues nga Bashkia Durrës, Bashkia Krujë dhe Bashkia Shijak nga Sektorët e Emergjencave, Pyjeve, Kullotave dhe Bujqësisë.

Objekti i diskutimit, ishte fenomeni i zjarreve në pyje, kullota, toka bujqësore, bimësi të ulët, etj., incidencën, riskun, shkaqet si dhe mundësitë e parandalimit.

Prefekti bëri një panoramë të qartë rreth situatës së zjarreve gjatë sezonit pranverë-verë në Qarkun Durrës, bashkëpunimit mes strukturave në nivel vendor dhe qëndror, roli dhe kontributi i strukturave përgjegjëse në menaxhimin e zjarreve, kapacitetet në mjete logjistike dhe njerëzore të M.Z.SH-ve, shkaqeve të rënies së zjarreve.

Gjithashtu, Prefekti shprehu vlerësimet për projektin, gadishmërinë për të bashkëpunuar me Institucionet dhe publikun, me qëllim parandalimin, gatishmërinë dhe përgjigjen ndaj fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera.