Mbledhja e Basenit Ujor Ishëm

Prefekti i Qarkut Durrës z.Emiljan Jani në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor Ishëm, së bashku me përfaqësues të Agjensisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe anëtaret e këtij këshilli zhvilluan mbledhjen e rradhës.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me miratimin e tetë kërkesave ku:

4- Kërkesa janë për miratimin e lejes për kryerje pus shpimi nëntokësor për nxjerrje uji (pus-shpim)

3- Kërkesa për miratimin e lejes për nxjerrje dhe shfrytëzim të ujit nëntokësor nëpërmjet shpimit për qëllime të ndryshme

1- Është kërkesë për miratimin e lejes për përdorim ujor nëntokësor për qëllime industriale