Prefekti i Qarkut Durrës z.Emiljan Jani priti në një takim kortezie Komandatin e Anijes së Marinës Italiane “Amerigo Vespucci” z.Luigi Romagnoli të shoqëruar nga Atarsheu Ushtarak z.Nicola Piccolo së bashku me pjestarët e ekupazhit dhe përfaqësues të Forcës Detare.
Prefekti e vlerësoi takimin dhe i shprehu mirënjohjen dhe falenderime komandantit z.Luigi Romagnoli për këtë vizitë në Portin e Durrësit në kudër të bashkëpunimit midis dy vendeve.
Anija italiane me famë botërore, “Amerigo Vespucci”, vjen për here të parë në portin e Durrësit e konsideruar si ndër anijet më të bukura në botë, ka mbërritur në port në datën 16 dhe do të jetë e hapur për vizitorët deri me datë 18.
E ndërtuar në vitet 1931 në kantieret e Castellammare di Stabia, anija Amerigo Vespucci është kthyer në një shkollë lundruese që ka edukuar breza të tërë oficerësh.