Takimi në kuadër të hartimit të “Planit Kombëtar të Emergjencave Civile”

Sot, më datë 05.10.2022, në Institucionin e Prefektit, u mbajt takimi në kuadër të hartimit të “Planit Kombëtar të Emergjencave Civile” në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit nr.58, datë 29.06.2021 “Për ngritjen e Grupit Ndërinstitucional dhe Grupit Teknik të Punës për përgatitjen e projektit të Planit Kombëtar për Emergjencat Civile”.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në cilësinë e autoritetit më të lartë koordinues, bashkërendues, drejtues teknik, mbikëqyrës dhe kontrollues në fushën e zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, udhëheq punën për hartimin e “Strategjisë Kombëtare të Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë”, “Vlerësimit të Riskut nga Fatkeqësitë në Nivel Qëndror”, si dhe “Planit Kombëtar për Emergjencat Civile” për të kompletuar paketën e tre dokumentave bazë, për të bërë të mundur rritjen e efikasitetit të Sistemit të Mbrojtjes Civile, në lidhje me parandalimin, parapërgatitjen, përballimin dhe minimizimin e dëmeve nga rreziku i emergjencave civile.

Ky proçes po mbështetet nga projekti “Resilience Stregthinig in Albania – Reseal” implementuar nga UNDP, me ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.Në takim morrën pjesë:

• Prefekti i Qarkut Z. Emiljan Jani;

• Drejtoresha e Drejtorisë së Zvogëlimit të Riskut, Fatkeqësive dhe Parandalimit pranë Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Znj. Adisa Bala;• Konsulenti Ndërkombëtar Z. Paul Murphy;

• Konsulentë Kombëtarë Z. Rikard Luka dhe Z. Enri Hide;

• Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;

• Përgjegjësi i Sektorit të Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave Z. Artur Lekbello;

• Drejtori i M.Z.SH-së Durrës Z. Shkëlqim Troplini;

• Përfaqësues të Bashkisë Durrës në fushën e Mbrojtjes Civile.

Në takim u diskutuan dhe u shkëmbyen eksperienca të ndryshme të nivelit lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, në lidhje me emergjencat civile. Për sa i përket emergjencave në territorin e qarkut Durrës u diskutuan gjerësisht problematikat e lindura gjatë:Tërmetit të datës 21.09.2019 dhe 26.11.2019; Përmbytjeve; Zjarreve, në lidhje me mundësinë e implementimit të tyre në Planin Kombëtar të Emergjencave Civile.

Prefekti duke marrë parasysh faktin që qarku Durrës ndodhet në zonat me riskt të lartë për ndodhjen e emergjencave, nisur edhe nga përvojat e deritanishme, problematikave të shkaktuara për shkak të tërmetit, përmbytjeve, zjarreve shprehu vlerësimet e tij për nismën e ndërmarrë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, si dhe gadishmërinë e Institucionit të Prefektit për bashkëpunim më të ngushtë në këtë proçes.