Sot me datë 04.10.2022 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës në drejtimin e Prefektit z.Emiljan Jani u zhvillua mbledhja e Tryezës Teknike për miratimin e kalendarit të muajit Antitrafik.
Në këtë takim ishin të pranishëm: anëtarë të Tryeze Teknike, nga Bashkia Durrës, Shijak, Drejtoria Vendore e Policisë, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale e Punësimit, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Organizata World Vision, CSDC, Sot për të Ardhmen dhe Qendra Komunitare Multifunksionale.
Në mbledhje u diskutua për miratimin e kalendarit të muajit Antitrafik në lidhje mbi aktivitetet që do të zhvillohen gjatë muajit Tetor si “Muaji i luftës kundër trafikmit të qenieve njerëzore”.
Fokusi gjatë muajit Tetor do jetë tek fushatat sensibilizuese e informuese, tek rritja e kapaciteteve të personave përgjegjës njohja me procedurat standarde të veprimit sipas kalendarit të përbashkët të aktivitete.
Në fund të mbledhjes u la detyrë të gjithë anëtarët e Tryezës Teknike të raportojnë informacione nga aktivitetet sensibilizuese qe do të zhvillohen.