Takimi për sistemin parauniversitar në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor 2022-2023.

Sot më datë 08.09.2022 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua takimi për sistemin parauniversitar në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor 2022-2023.

Takimi u kryesua nga Prefekti i Qarkut Durrës z.Emiljan Jani, ku të pranishëm ishin: Drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimit Parauniversitar z. Hazbi Lika, Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Shijak znj. Blerina Keçi, përfaqësuese e Zyrës Vendore të Arsimit Durrës znj. Matilda Leka dhe përfaqësuese e Zyrës Vendore të Arsimit Krujë znj. Aneda Caca. G

jatë takimit u diskutua për masat e marra lidhur me infrastrukturën dhe procesin didaktik shkollor si:

1. Regjistrimi online në e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta (proces, i cili vijon deri më datë 12 shtator 2022);

2. Dezinfektimi dhe dezinsektimi i mjediseve shkollore; 3. Pajisja me mjetet didaktike;

4. Kryerja e procesit të lyerjes dhe meremetimeve të mjediseve shkollore;

5. Kryerja e procesit të shpërndarjes dhe pajisja e nxënësve me tekstet shkollore;

6. Rindërtimi dhe rikonstruksioni i institucioneve të arsimit parauniversitar në ZVA-n Durrës dhe ZVA-n Krujë;

7. Rënia e numrit të nxënësve;

8. Rekrutimi i mësuesve të rinj nëpërmjet Portalit Mësues për Shqipërinë;

9. Procesi i zhvendosjes së nxënësve nga njëra shkollë në tjetrën; Përpos raportimit nga DRAP dhe secila ZVA në lidhje me situatën aktuale në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2022-2023, u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe bashkërendimit për një mirë koordinimi të punës në zgjidhjen e të gjitha problematikave të sipërpërmendura dhe realizimin e të gjitha objektivave për një vit shkollor të suksesshëm.