Sot me datë 11.08.2022 Prefekti i Qarkut Durrës z.Emiljan Jani zhvilloi mbledhjen e “Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel qarku”, në ambientet e Institucionit të Prefektit.
Në takim morën pjesë: Nën/kryetarët e bashkive, Drejtori i Komanduar i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, drejtuesit e Komisariateve, Përgjegjësat e M.Z.SH-ve, Drejtori i Stacionit zjarrfikës pranë Autoritetit Portual, Përgjegjësat e Sektorit të Emergjencave Civile, Përgjegjësat e Shërbimit Pyjor.
Për shkak të situatës problematike, mori pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Z. Haki Çako, i shoqëruar nga Drejtoresha e Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit në Prefektura Znj. Alma Mele.
Qëllimi i takimit ishte analiza e thelluar e situatave të deritanishme të zjarreve, problematikat dhe masat shtesë që duhen të merren për parandalimin dhe rritjen e efiçencës së reagimit nga strukturat përgjegjëse në bashkëpunim me komunitetin dhe Inspektoriatet.Prefekti, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel qarku, evidentoi punën e mirë të bërë nga strukturat, kryesisht M.Z.Sh-ve, Stacionit Zjarrfikës të Autoritetit Portual dhe Forcave të Armatosura, por edhe mirorganizimin e punës në operacionet e ndërhyrjes për shuarjen e zjarreve.Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Z. Haki Çako shprehu falenderimet për punën e mirë të forcave zjarrfikëse.
Drejtori theksoi se elementi i parë në situatë zjarri është sinjalizimi dhe ndërhyrja në kohë nga ana e strukturave përgjegjëse.Institucioni i Prefektit garanton frymën e bashkëpunimit me të gjitha strukturat në nivel vendor dhe qëndror, në kuadër të ushtrimit të funksioneve dhe detyrave të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e tyre në fushën e emergjencave civile