Siguria dhe Planet e Gadishmërisë të Digave

Sot me datë 22.07.2022 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua mbledhja “Siguria dhe Planet e Gadishmërisë të Digave”.

Të pranishëm ishin:Kryetari i Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha z. Arjan Jovani, Drejtori I Gadishmërisë dhe Koordinimit të Emergjencave Civile z. Robert Hysenllari, Nën/kryetari i Bashkisë Krujë z. Ilir Loci, Përgjegjës sektori Krujë z.Klodjan Laska, Përgjegjës i emergjencave Krujë z.Xhavit Mullaj, Drejtori i Ndërmarjes Rruga z.Aljon Hysko, Specialiste znj.Romina Uka, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe përafqësues nga bashkia Shijak.

Qëllimi i mbledhjes ishte informimi mbi gjëndjen dhe sigurinë e digave, ku gjatë mbledhjes u vendosën disa prioriteteve dhe masa që duhen të merren nga institucione përkatëse, planet e gadishmërisë në rastet e emergjencave civile, monitorimi i digave dhe mirëmbajtja e tyre si dhe ekipet e sigurisë.

Në përfundim, Prefekti kërkoi angazhim dhe bashkëpunim maksimal të të gjitha strukturave përgjegjëse me qëllim mbrojtjen dhe monitorimin e digave si dhe përgatitjen e projekteve nga specialistët të fushës për të bërë të mundur rehabilitimin e digave si dhe problemet e tjera që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.