Takim me Kryetarin e Bashkisë së qytetit Zadar të Kroacisë

Në institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua një takim me Kryetarin e Bashkisë së qytetit të Zadar të Kroacisë z. Branko Dukić, Kryetarin e Dhomës së Tregtisë së Qarkut Zadar z. Denis Ikić dhe Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Zadar z.Anton Dedaj.

Prefekti i Qarkut Durrës z. Emiljan Jani bëri një pasqyrë të përgjithshme të ecurisë së zhvillimit ekonomik, kulturor dhe historik të Qarkut Durrës.

Ky takim kishte si qëllim krijimin e një miqësie dhe bashkëpunimi midis dy vëndeve si në aspektin turistik ashtu edhe në atë ekonomik.

Ndër të tjera ky bashkëpunim pritet të sjellë rritjen e numrit të turistëve kroatë në qytetin e Durrësit dhe jo vetëm.