Sot më datë 27.06.2022 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua takimi me anëtarët KRAT dhe Tryezës Teknike.
Në këtë takim ishin të pranishëm: Drejtoresha pranë Ministrisë së Brendshme znj. Silvana Banushi, përfaqësues anëtarë të kësaj Tryeze Teknike, nga Bashkia Durrës, Shijak, Drejtoria Vendore e Policisë, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Drejtoria Rajonale e Punësimit, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional, Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Organizata World Vision, Sot për të Ardhmen dhe UNICEF Albania.
Prefekti i Qarkut Durrës z. Emiljan Jani falenderoi Ministrinë e Brendshme e cila në bashkëpunim me UNICEF Albania prej disa vitesh po zhvillojnë programin “Transformimi i përgjigjes kombëtare për trafikimin e qenieve njerëzore brenda dhe jashtë Shqipërisë”.
Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, u bë takimi me anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik (KRAT) për adresimin, reagimin dhe parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe u diskutua për zbatimin e VKM-së 670, datë 10.11.2021 “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2021-2023”, VKM-së Nr. 400, datë 19.6.2019 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Migracionin dhe të Planit të Veprimit 2019–2022”.
Në takim u zhvilluan diskutime të hapura, ku anëtarët informuan për rezultatet konkrete dhe dhanë sugjerimet e tyre në funksion të punës së përbashkët.