Mbledhja e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore

Sot me datë 23.06.2022 Prefekti i Qarkut Durrës z.Emiljan Jani në cilësinë e kryetarit zhvilloi mbledhjen e Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore.

Të pranishëm ishin Anëtarët e komitetit, Zv/Drejtori dhe Zëdhenësja e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Në takim u bë një panoramë e situatës aktuale dhe problematikave kryesore të tre Zonave të Mbrojtura: Krastë-Verjon, Qafë Shtamë dhe Rrushkull.

Rëndësi të veçantë iu kushtua marrjes së masave për parandalimin dhe përballimin e situatave të zjarreve në Zonat e Mbrojtura, ndёrtimet pa leje, guroret dhe furrat e gëlqereve që operojnë në ZMM si dhe aksionet e pastrimit në këto zona.

Në përfundim, Prefekti kërkoi angazhim dhe bashkëpunim maksimal të të gjitha strukturave përgjegjëse me qëllim mbrojtjen dhe rritjen e vlerave të këtyre zonave të mbrojtura.