Takim në kuadër të masave të marra për sezonin turistik dhe funksionimin e Task-Forcës Vendore

Sot më datë 01.06.2022 u zhvillua takimi i rradhës në kuadër të masave të marra për sezonin turistik dhe funksionimin e Task-Forcës Vendore, kryesisht për zbatimin e VKM-së Nr.321 datë 28.05.2014 dhe VKM-së Nr.171 datë 27.03.2019.

Takimi u drejtua nga Prefekti i Qarkut Durrës z.Emiljan Jani ku të pranishëm ishin: Nën/Kryetari i Bashkisë Durrës z. Elio Jani, Drejtori i Kapitenerisë së Portit Durrës z. Tauland Allka, Drejtori i Policisë Bashkiake z. Vasip Çopa, Drejtori i Policisë Kufirit dhe Migracionit z. Ndue Doci dhe Drejtor i Agjencisë Rajonale të Bregdetit z. Shpetim Çiku.

Në mbledhje u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me mbarëvajtjen e sezonit turistik, kryesisht problematikat kryesore të stacioneve të plazhit (vendbazimet e mjetëve lundruese dhe beach-baret)

Në përfundim të takimit u përcaktua dhe ngritja e grupit të Task -Forcës Vendore me përfaqësues të strukturave përgjegjëse, u caktuan zonat e inspektimit si dhe u la detyrë konkrete për ndjekjen e tyre në terren. Prefekti kërkoi angazhim të plotë nga çdo institucion për gjatë gjithë sezonit turistik.