Takim për Planin e Menaxhimit të Basenit Ujor të Lumit Ishëm

Sot më datë 11.05.2022 u zhvillua një takim për Planin e Menaxhimit të Basenit Ujor të Lumit Ishëm, i organizuar nga Agjensia e Menaxhimit të Burimeve Ujore në kuadër të projektit për menaxhimin e integruar të ujit i financuar nga Bashkimi Europian.

Takimi u drejtua nga Prefekti i Qarkut Durrës z.Emiljan Jani në cilësin e Kryetarit të Këshillit të Basenit Ujor të Lumit Ishëm, ku të pranishëm ishin dhe anëtarët e këshillit.

Drafti Final i Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor për basenin e lumit Ishëm është publikuar në prill 2022, për të cilin ka filluar Faza e Dytë e Konsultimit Publik.