Takim mbi masat e marra në lidhje me situatën e rrugëve dhe parapërgatitjes për sezonin e ri turistik 2022

Sot më datë 10.05.2022 Prefekti i Qarkut Durrës zhvilloi një takim me të gjithë aktorët përgjegjës për sa i përket situatës së rrugëve nacionale dhe rurale në qarkun Durrës.

Të pranishëm ishin: Drejtori i Drejtorisë së Rajonit Qëndror Tiranë pranë ARRSH, Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore pranë Policisë Vendore Durrës, Drejtori i Policisë Bashkiake, Nën/Kryetari i Bashkisë Durrës, Drejtori i Shërbimeve dhe Investimeve Publike dhe Drejtori i Rrugëve Rurale Krujë, Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Durrës, Drejtori i Ndërmarrjes Rruga, Drejtori Rajonal i IKMT-së.

Gjatë mbledhjes u diskutuan problematikat kryesore të rrugëve të qarkut Durrës, mirëmbajtja dhe siguria në akset rrugore, problematikat, pikat e nxehta dhe përmirësimi i sinjalistikës. Ndër të tjera u diskutuan masat e marra dhe që do të merren në vazhdimësi në kuadër të parapërgatitjes për sezonin e ri turistik 2022 sidomos në rrugët që të cojnë në zonat turistike (investimet, mirëmbajtja, sinjalistika, ndërhyrje, problematikat që paraqiten në to).

Në mbyllje të takimit, Prefekti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe kërkoi që të merren të gjitha masat e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik.