Sot më datë 06.05.2022, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës z.Emiljan Jani u organizua mbledhja e Komisionit të Planifikimit dhe Përballimit të Mbrojtjes Civile dhe Krizave, në shkallë Qarku, “Mbi marrjen e masave në planifikimin dhe përballimin e mbrojtjes civile dhe krizave, gjatë stinës verore 2022″.Në këtë takim ishin të pranishëm: Nën/Kryetari i Bashkisë Durrës, Nën/Kryetare e Bashkisë Shijak, Policia e Shtetit Qarku Durrës, Përgjegjësit e MZSH, si dhe Kryetarët e Njësive Administrative të Qarkut.
Qëllimi i takimit ishte marrja e masave konkrete dhe reaguese nga Bashkitë dhe institucionet në Qark për parandalimin dhe përballimin e emergjencave verore 2022 (zjarret, minimizimin e dëmeve dhe përballimin e situates që mund të krijohet). Në këtë takim u bë një analizë e përmbledhur e situatës në Qarkun e Durrësit duke vlerësuar punën dhe angazhimin e të tre Bashkive. U trajtuan problematikat e krijuara nga zjarret gjate sezonit të kaluar si dhe puna e bërë nga strukturat përgjegjese që kanë të bejnë me mbrojtjen civile. Gjithashtu u theksua përmbushja maksimale e detyrave ligjore ku rëndësi merr fortësimi i bashkëpunimit ndërmjet strukturave të Mbrojtjes Civile, MZSH, Policisë së Shtetit, me qëllim rritjen e gadishmërisë së forcave dhe mjeteve, në përballimin me sukses të situatave emergjente gjatë periudhës verore.Prefekti e mbylli ketë takim duke i falenderuar të pranishmit për punën e bërë dhe gadishmërinë e tyre.