Takimi në kuadër të kalimit online të shërbimeve të Gjendjes Civile.

Me datë 27.04.2022 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u zhvillua takimi i rradhës, në kuadër të kalimit online të shërbimeve të Gjendjes Civile. Të pranishëm ishin: Kryetari i Bashkisë së Shijakut dhe përfaqësues nga Bashkia Durrës. Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi prioritetet e Qeverisë për të mbyllur sportelet fizike nga data 30 Prill dhe ofrimin e shërbimeve të përcaktuara për çdo institucion vetëm online nga data 1 Maj. Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen dixhitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare dixhitale.

Kryetari i Bashkisë është Autoriteti që përcakton se cilat nga zyrat e gjendjes civile në Bashkinë respektive do të vijojnë si sportele fizike dhe cilat si sportele online. Sportelet fizike do të shërbejnë për të ofruar vetëm shërbimet që legjislacioni kërkon të ofrohen fizikisht.

Prefekti kërkoi bashkëpunimin për përcaktimin sa më parë të këtyre zyrave që t’i komunikohet qytetarëve harta e re e sporteleve fizike të gjendjes civile.